Vështroni gjendjen e njerëzve sot, do të gjeni se shumica e tyre kërkojnë të dinë urtësinë dhe arsyen logjike (që gjendet tek dispozitat fetare), saqë kur u thua disave prej tyre:
“Ka thënë Allahu dhe ka thënë i dërguari i Tij ﷺ.”
Ai thotë: Ku është urtësia e kësaj?! Në rregull! Ti je urdhëruar nëse je besimtar, që urtësi tek ti të jetë (të konsiderohet) fjala e Allahut dhe fjala e të dërguarit të Tij.
Për këtë arsye, kur u pyet nëna e besimtarëve, Aishah (radijAllahu anha): “Pse gruaja me menstruacione obligohet ta kompensojë agjërimin kurse namazin nuk e kompenson?” Me çfarë u përgjigj? Hë?
Ajo tha: “Kur neve na ndodhte kjo, urdhëroheshim të kompensonim agjërimin por jo namazin.”
Pra, kjo është urtësia (bindja ndaj teksteve sheriatike)! Nëse përgjigjemi në këtë mënyrë, askush nuk mund të flasë. Përndryshe, nëse ne përgjigjemi duke u argumentuar se arsyeja dhe urtësia që gjendet tek dispozitat fetare mund të jetë kjo dhe kjo arsye dhe ndoshta nga ana fetare sheriati nuk ka për qëllim këtë, atëherë ata do të na kundërshtonin, pasi këta kërkojnë të polemizojnë dhe sa herë që ti u argumentohesh atyre duke u sjellë urtësinë dhe arsyen që gjenden tek dispozitat fetare, ata do të kundërshtojnë prandaj themi se sa herë që dikush pyet se cila është urtësia në këtë dispozitë fetare, atëherë ne i themi:
”Urtësia është tek bindja ndaj fjalës së Allahut dhe bindja ndaj fjalës së të dërguarit të Tij nëse ti je besimtar sepse Allahu (azze ue xhel) thotë:
وما كان لمؤمن ولا مؤمنة إذا قضى الله ورسوله أمرا أن يكون لهم الخيرة من أمرهم
“Nuk i lejohet asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që kur Allahu dhe i dërguari Tij të kenë vendosur për një çështje, në atë çështje ata të bëjnë ndonjë zgjedhje tjetër.” El-Ahzab:36
Kështu në këtë mënyrë, ne ia mbyllim derën polemikave dhe nëse ai kërkon të polemizojë imani i tij është i fortë apo i dobët?
Padyshim imani i tij është i dobët pasi detyra e besimtarit është të thotë:
”Dëgjuam dhe u bindëm.”
Si përmbledhje, çështja e urtësisë që gjendet tek dispozitat fetare është çështje madhore dhe duhet që njeriu ta kuptojë atë, të besojë (tek urtësia që gjendet në to) me iman të plotë dhe ta dijë se në çdo gjë që Allahu vepron ka urtësi, në kundërshtim me atë që thotë se në ligjet dhe në veprat e Tij nuk ka urtësi porse është thjesht dëshira dhe vullneti i Tij pasi në këtë fjalë ka cilësim të Allahut (azze ue xhel) me mangësi ndërkohë që është e ditur që Ai është i pastër dhe larg çdo të mete.