Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

56.Nuk kërkohet me fytyrën e Allahut asgjë tjetër përveç xhenetit

Autor: Imam Muhammed bin Abdul-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 158
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdul-Uehab -rahimehullah- ka thënë:

1 – Xhabiri -radijAllahu anhu- transmeton se i dërguari i Allahut  ka thënë:

“Nuk kërkohet me fytyrën e Allahut asgjë tjetër përveç xhenetit.”

Transmeton Ebu Daudi (368). I dobët sipas Albanit në ”Da’if Sunnen Ebi Daudi (368)”.

Shpjegimi:

1 – Xhabiri (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut  ka thënë:

“Nuk kërkohet me fytyrën e Allahut asgjë tjetër përveç xhenetit.”

Kjo është për shkak se xheneti është qëllimi më i lartë. Aty shikohet në fytyrën e Allahut -subhaneh- dhe në të është lumturia e përjetshme. Fytyra e Allahut e ka bukurinë e saj madhështore. Prandaj nuk kërkohet me fytyrën e Allahut asgjë tjetër përveç xhenetit.

E njëjta gjë vlen edhe për të kërkuar çdo gjë që shpie në xhenet sikurse sinqeriteti, mirësia dhe bindja. Çdo gjë që shpie në xhenet i përket lutjes për të kërkuar xhenetin.

I përket plotësimit të teuhidit dhe besimit që të mos kërkohet me fytyrën e Allahut diçka tjetër përveç xhenetit dhe asaj që shpie në të, si dhe veprat e drejta, sinqeriteti dhe shpëtimi nga sprovat e devijimeve.

Zinxhiri i hadithit përmban dobësi por përforcohet me transmetime të tjera që ndalojnë që me fytyrën e Allahut të kërkohet diçka tjetër. Prandaj ky hadith është i veçantë dhe lejon që me fytyrën fisnike të Allahut të kërkohet xheneti ose ajo që shpien në të.

Shpërndaje: