Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Sherh el-Akidah el-Uasitijeh, fq. 85-86
Përktheu: Valdet Gashi
Shejkh-ul-Islam Ahmed Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:
Peshoret do të vendosen dhe në to do të peshohen veprat e robërve:
فَمَن ثَقُلَتْ مَوَازِينُهُ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ وَمَنْ خَفَّتْ مَوَازِينُهُ فَأُوْلَئِكَ الَّذِينَ خَسِرُوا أَنفُسَهُمْ فِي جَهَنَّمَ خَالِدُونَ
“E kujt i peshojnë më rëndë peshojat (veprat e mira) ata janë të shpëtuarit. Ndërsa, atyre që u peshojnë lehtë peshojat (veprat e mira) ata janë që humbën vetveten dhe janë në xhehennem përgjithmonë.”1
Allahu do t’i vëjë të gjitha krijesat para drejtësisë. Ai do të veçohet me robin e Tij besimtarë dhe do ta bëjë atë që të pranojë mëkatet e tij, e cila përmendet në Kuran dhe Sunnet.
Sa për kufarët atyre nuk do t’u llogariten veprat duke iu peshuar të mirat dhe të këqijat sepse ata nuk kanë asnjë vepër të mirë. Ndërsa veprat e tyre do të llogariten në mënyrë që ata të shohin dhe të shpërblehen sipas tyre.
Shpjegimi
Peshoret do të vendosen dhe në to do të peshohen veprat e robërve. Ai që peshorja e të cilit peshon më rëndë është i lumtur. Ai që peshorja e të cilit peshon më lehtë është shkatërruar.
Librat me shënimet e veprave do të shpërndahen dhe do t’u jepen secilit. Disa e marrin atë me dorën e djathtë, të tjerët me dorën e majtë dhe disa pas shpine siç sqarohet në Kuran.
Sa për kufarët atyre nuk do t’u llogariten veprat duke iu peshuar të mirat dhe të këqijat sepse ata nuk kanë asnjë vepër të mirë. Ndërsa veprat e tyre do të llogariten në mënyrë që ata të shohin dhe të shpërblehen sipas tyre.
وَسِيقَ الَّذِينَ كَفَرُوا إِلَى جَهَنَّمَ زُمَرًا
“Dhe kufarët do të grahen drejt xhehenemit, grup pas grupi.”2
Kjo për shkak të veprave të tyre të neveritshme dhe kufrit të tyre ndaj Allahut (azze ue xhel).
Pasi që besimtarët të kenë shpëtuar nga vendi i tubimit dhe ura e siratit ata futen në xhenet të nderuar në grupe.
Secili do të dërgohet në venfbanimin e tij përkatëse të cilat ata do t’i njohin më mirë se vendbanimet që kishin në këtë jetë. Pasi ata të kenë mbaruar me vendin e tubimit ata nisen drejt vendbanimeve të tyre në xhenet që Allahu i ka përgatitur për ta.
Dita e gykimit është një ditë madhështore. Ajo zgjat 50.000 vite. Ajo është e vështirë për kufarët dhe e lehtë për besimtarët. Në mes të saj njerëzit e përfundojnë:
أَصْحَابُ الْجَنَّةِ يَوْمَئِذٍ خَيْرٌ مُّسْتَقَرًّا وَأَحْسَنُ مَقِيلًا
“Ndërsa banorët e xhenetit atë ditë do të kenë vendbanim më të mirë dhe vendpushim më të bukur.” 3
Besimtarët hyjnë në xhenet para pushimit të mesditës. Ata do të përjetojnë pushimin e mesditës. Në të njëjtën kohë banorët e xhehenemit hyjnë në xhehnem.
1 El-Mu’minun 23:102-103.
2 Ez-Zumer 39:71.
3 El-Furkan 25:24.