Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

57.I mençuri dhe shërbimi

Imam Muhammed bin Hiban el-Busti
Raudatul-‘Ukala ue Nuz’hetul-Fudala
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

1 – Profeti ka thënë:

”Ai që nuk falënderon njerëzit nuk e falënderon Allahun.”

2 – Personi i cili shërbehet e ka obligim që ta kthej me një shërbim më të mirë ose të paktën me një shërbim të njëjtë. Të kthehet shërbimi si mirënjohjeje nuk mund të krahasohet me iniciativën edhe sikurse do të ishte më e pakët. Ai që nuk është në gjendje të kthejë shërbimin me diçka duhet ta lavdërojë personin. Në rast pamundësie, lavdërimi zë vendin e falënderimit. Nuk braktiset mirënjohja ndaj atij që të ka bërë mirë.

3 – Personi i lirë nuk është mosmirënjohës. Ai nuk zemërohet në rast fatkeqësie. Ai falënderon kur i jepet një dhuratë. Duron kur goditet me ndonjë fatkeqësi. Ai që nuk falënderon për diçka të thjeshtë vështirë që do të falënderojë për diçka të shumtë. Dhuratat shtohen vetëm kur Allahu falënderohet, pastaj dhuruesi dhe fatkeqësitë shmangen në këtë mënyrë.

4 – Njeriu e ka obligim që të falënderojë për dhuratat që ai merr. Duhet të lavdërojë për shërbimin aq sa mundet. Dy herë më shumë, po me aq shumë ose edhe me urtësinë e dijes se nga kush i ka ardhur dhurata dhe t’ia kthej me një shërbim dhe mirënjohje. Ai duhet të thotë:

جزاك الله خيرا

”Allahu të shpërbleftë me të mira.”

Ai që nuk ka asgjë për t’i dhënë dhe përgjigjet në këtë mënyrë e ka lavdëruar atë shumë.

5 – Ka njerëz të cilët përgjigjen me një mënyrë përbuzëse kur u jepet dhuratë. Njëri nuk ka njohuri për faktorët prapa dhuratës apo se si duhet falënderuar për të sepse nuk e di se si duhet kujdesur për një familje. Me këtë person duhet pasur tolerim. I dyti është i ndjeshëm dhe nuk falënderon për dhuratën. Ai e nënvlerëson dhuruesin dhe e zhvlerëson dhuratën. Nëse ai është i tillë, është obligim për të mençurin që të mos i japë më dhurata atij.

Shpërndaje: