“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

57.Kapitulli lidhur me fjalën: ”sikur”

Autor: Imam Muhammed bin Abdul-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 159-160
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdul-Uehab -rahimehullah- ka thënë:

1 – Allahu -te ala- ka thënë:

يَقُولُونَ لَوْ كَانَ لَنَا مِنَ الأَمْرِ شَيْءٌ مَّا قُتِلْنَا هَاهُنَا

“Ata thoshin: “Sikur të pyeteshim ne për këtë gjë, nuk do të vriteshim këtu”. Al-Imran, 3:154

2 –

الَّذِينَ قَالُواْ لإِخْوَانِهِمْ وَقَعَدُواْ لَوْ أَطَاعُونَا مَا قُتِلُوا

“Ata që nuk luftuan thanë për vëllezërit e vet: “Sikur të na kishin dëgjuar ne, nuk do të ishin vrarë”, thuaju: “Prapësojeni vdekjen nga vetja, nëse flisni të vërtetën!” Al-Imran, 3:168

3 – Është transmetuar me zinxhir autentik nga Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Përkujdesu për atë që të bën dobi, kërkoji ndihmë Allahut azze ue xhel dhe mos trego paaftësi. Nëse të godet diçka mos thuaj:

قَدَر الله و ما شاء فعل

”Sikur të kisha bërë këtë apo atë nuk do të ndodhte kështu”, por thuaj:

”Ishte caktim i Allahut dhe Ai vepron atë që dëshiron”, sepse fjala: ”sikur” ia hap rrugën shejanit.” Muslimi (2664).

Shpjegimi:

Ky kapitull ka të bëjë me fjalën: ”sikur” dhe nëse ajo është e lejuar apo jo. Çështja është se nuk është e lejuar të përdoret ajo për të kundërshtuar kaderin (përcaktimin). Është obligim nënshtrimi dhe durimi në lidhje me kaderin e Allahut. Nëse një i afërm vdes, sëmuret apo goditet nga një fatkeqësi, nuk lejohet të kundërshtohet kaderi me fjalën: ”sikur”.

1 – Allahu -te ala- ka thënë:

يَقُولُونَ لَوْ كَانَ لَنَا مِنَ الأَمْرِ شَيْءٌ مَّا قُتِلْنَا هَاهُنَا

“Ata thoshin: “Sikur të pyeteshim ne për këtë gjë, nuk do të vriteshim këtu”. Al-Imran, 3:154

Me anë të kësaj ata qortohen dhe kritikohen.

2 –

الَّذِينَ قَالُواْ لإِخْوَانِهِمْ وَقَعَدُواْ لَوْ أَطَاعُونَا مَا قُتِلُوا

“Ata që nuk luftuan thanë për vëllezërit e vet: “Sikur të na kishin dëgjuar ne, nuk do të ishin vrarë”, thuaju: “Prapësojeni vdekjen nga vetja, nëse flisni të vërtetën!” Al-Imran, 3:168

Do të thotë se kjo fjalë nuk është e lejuar për t’u përdorur për të kundërshtuar kaderin në rast sëmundjeje, humbjeje, dhe të ngjashme. Ky është veprim i hipokritëve. Kaderi dhe caktimi i Allahut padyshim do të ndodhë. Ai ka ligjësuar shkaqet me një urtësi të madhe. Muslimani është i detyruar të bëjë çfarë është e nevojshme dhe kur të ndodhë ajo që është përcaktuar atij nuk i lejohet që të ankohet.

3 – Është transmetuar me zinxhir autentik nga Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Përkujdesu për atë që të bën dobi, kërkoji ndihmë Allahut azze ue xhel dhe mos trego paaftësi. Nëse të godet diçka mos thuaj:

قَدَر الله و ما شاء فعل

“Sikur të kisha bërë këtë apo atë nuk do të ndodhte kështu”, por thuaj:

”Ishte caktim i Allahut dhe Ai vepron atë që dëshiron”, sepse fjala: ”sikur” ia hap rrugën shejanit.”

Disa e kanë shkruar në këtë mënyrë:

قَدَّر الله و ما شاء فعل

”Allahu ka përcaktuar dhe Ai ka vepruar atë që dëshiroi.”

Megjithatë, formulimi i parë duket më i saktë dhe do të thotë se realiteti është kaderi i Allahut. Ai është kaderi i Allahut dhe Ai veproi atë që dëshiroi.

Profeti ﷺ tha:

”sepse fjala: ”sikur” ia hap rrugën shejanit.”

“Ia hap rrugën shejtanit” do të thotë pëshpëritjet dhe dyshimet e tij. Besimtari duhet t’i shmanget kësaj në mënyrë që të mos bjer në kurthin e shejtanit. Të gjitha këto ndodhi janë të caktuara nga Allahu. Prandaj Allahu -te ala- ka thënë:

وَلَنَبْلُوَنَّكُمْ بِشَيْءٍ مِّنَ الْخَوفْ وَالْجُوعِ وَنَقْصٍ مِّنَ الأَمَوَالِ وَالأنفُسِ وَالثَّمَرَاتِ وَبَشِّرِ الصَّابِرِينَ الَّذِينَ إِذَا أَصَابَتْهُم مُّصِيبَةٌ قَالُواْ إِنَّا لِلّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعونَ أُولَئِكَ عَلَيْهِمْ صَلَوَاتٌ مِّن رَّبِّهِمْ وَرَحْمَةٌ وَأُولَئِكَ هُمُ الْمُهْتَدُونَ

“Sigurisht që Ne do t’ju sprovojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit, të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!” El-Bekare, 2:155-157

Profeti ﷺ ka thënë:

“Nuk ka rob që e godet ndonjë sprovë dhe thotë:

إِنَّا لِلَّهِ وَ إِنَّا إِلَيْهِ راَجِعوُنَ ، اَلَّلهُمَّ أَجِرْنيِ فيِ مُصِيبَتيِ وَأَخْلِفْ ليِ خَيْراً مِنْهاَ

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do kthehemi. O Allah më jep shpërblim për këtë sprovë dhe ma zëvendëso me diçka më të mirë!”

Veçse do e shpërblejë Allahu për sprovën e tij dhe do t’ia kompensojë me diçka më të mirë.” Transmeton Muslimi (918).

Nëse një person i sëmurë kërkon trajtim tek mjeku dhe vdes, të tjerët nuk duhet të thonë: ”Sikur të kishte shkuar tek një mjek tjetër ose sikur të kishte shkuar diku jashtë shtetit do të ishte shëruar.” Në këtë rast ata duhet të thonë:

قَدَر الله و ما شاء فعل إِنَّا لِلّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعونَ

”Allahu ka përcaktuar dhe Ai ka vepruar atë që dëshiroi. Ne i përkasim Allahut dhe tek Ai do të kthehemi.”

Ai nuk duhet të kundërshtoj me fjalën: ”sikur”. Por nëse fjala: ”sikur” përdoret për të sqaruar diçka që duhet të ketë qenë atëherë kjo nuk konsiderohet të jetë një kundërshtim. Kjo është vetëm një sqarim i diçkaje që është edhe më e mirë.

Profeti ﷺ ka thënë:

”Sikur të kisha vepruar diçka që kam lënë, unë do të…”

Transmeton Bukhari (1651) dhe Muslimi (1216).

Të flitet kështu për të shpjeguar se çfarë kishte qenë më mirë s’ka të keqe në këtë. Shembuj të kësaj janë: ”Sikur të kisha ditur se ai është i sëmurë do ta vizitoja.”

Me anë të kësaj tregon keqardhje për humbjen e një vepre të mirë. Ky nuk është kundërshtim dhe nuk përfshihet nga kapitulli. Ajo e ndaluara pra është një kundërshtimi i kaderit.

Shpërndaje: