Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

57.Një kokërr rrushi si bamirësi

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh el-Akidah el-Uasitijeh, fq. 86-87

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Ahmed Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:

Llogaria e tyre do të përfundojë dhe Zoti juaj është Gjykatësi i drejtë i Cili nuk i bën padrejtësi madje as sa pesha e një kokrre të elbit:

إِنَّ اللّهَ لاَ يَظْلِمُ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ وَإِن تَكُ حَسَنَةً يُضَاعِفْهَا وَيُؤْتِ مِن لَّدُنْهُ أَجْرًا عَظِيمًا

“Sigurisht që Allahu nuk bën padrejtësi as sa një grimcë por nëse ka punë të mirë të bërë Ai e dyfishon atë dhe Vetë Ai jep shpërblim të madh.” 1

وَنَضَعُ الْمَوَازِينَ الْقِسْطَ لِيَوْمِ الْقِيَامَةِ فَلَا تُظْلَمُ نَفْسٌ شَيْئًا وَإِن كَانَ مِثْقَالَ حَبَّةٍ مِّنْ خَرْدَلٍ أَتَيْنَا بِهَا وَكَفَى بِنَا حَاسِبِينَ

“Dhe në ditën e llogarisë Ne do të vendosim peshoret e drejtësisë kështu që askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi në asnjë gjë edhe sikur të jetë pesha sa një kokrre sinapi Ne do ta sjellim (e do ta vëmë në peshojë). Dhe më se të Mjaftueshëm jemi Ne si Llogaritës.” 2

فَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ خَيْرًا يَرَهُ وَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ شَرًّا يَرَهُ

“E kush veproi ndonjë të mirë që peshon sa grimca do ta shohë atë. Dhe kush veproi ndonjë të keqe që peshon sa grimca do ta shohë atë.” 3

Shiko se sa peshon grimca. Atëherë sa peshon një monedhë, një copë ushqim ose një hurme në bamirësi? Sa peshon një copë ushqim apo hurme që i jepet një njeriu për të ngrënë? Çfarë mund të thuhet në lidhje me personin i cili dhuron shuma të mëdha parash dhe shumë ushqim në bamirësi? Ai do të gjej shpërblimin e tij tek Allahu me kusht që ai ishte i sinqertë dhe i drejtë:

فَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ خَيْرًا يَرَهُ وَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ شَرًّا يَرَهُ

“E kush veproi ndonjë të mirë që peshon sa grimca do ta shohë atë. Dhe kush veproi ndonjë të keqe që peshon sa grimca do ta shohë atë.”

Thuhet se Ibn Umeri e dha një kokërr rrushi sadaka pas së cilës i thanë atij: “Sa vlerë ka kjo?”

Ai u përgjigj: ”Sa peshon kjo kokërr rrushi në krahasim me grimcën?”

Me fjalë të tjera nuk duhet nënvlerësuar bamirësia edhe pse ajo është e vogël. Secili jep sipas mundësisë së tij; monedha, pesë monedha, një kafshatë për lypësin, një hurme, dy hurme dhe kështu me radhë.

Enes bin Maliku ka thënë:

“Një grua erdhi tek Aishah (radijAllahu anha) e cila ia dha tri hurme. Gruaja i dha nga një hurme secilit fëmijë të saj dhe e mbajti një hurme për vete. Të dy fëmijët hëngrën hurmat e tyre dhe filluan të shikojnë nënën e tyre. Ajo pastaj e ndau hurmën e saj dhe ua dha atyre nga një gjysmë. Kur profeti ﷺ erdhi, Aishah i tregoi atij për këtë. Ai ﷺ tha: “Allahu e ka bërë obligim xhenetin për të për shkak të veprës që bëri.” 4

Kjo është për shkak se ajo e ndau hurmën e saj dhe ia dha bijave secilën gjysmë. Ajo vetë nuk hëngri asgjë. Kjo dëshmon se bamirësia e sinqertë dhe e ndershme edhe pse e vogël në sasi përbëhet nga një mirësi e madhe. Gjëja e rëndësishme është që të japësh atë që ke mundësi. Disa mund të dhurojnë 100 monedha, disa 1000 monedha, të tjerët disa monedha të vetme, hurme, artikuj ushqimor, rroba dhe kështu me radhë. Allahu (te ala) ka thënë:

فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ

”Prandaj frikësojuni Allahut sa të mundeni.” 5

وَنَضَعُ الْمَوَازِينَ الْقِسْطَ لِيَوْمِ الْقِيَامَةِ فَلَا تُظْلَمُ نَفْسٌ شَيْئًا وَإِن كَانَ مِثْقَالَ حَبَّةٍ مِّنْ خَرْدَلٍ أَتَيْنَا بِهَا وَكَفَى بِنَا حَاسِبِينَ

“Dhe në ditën e llogarisë Ne do të vendosim peshoret e drejtësisë kështu që askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi në asnjë gjë edhe sikur të jetë pesha sa një kokrre sinapi Ne do ta sjellim (e do ta vëmë në peshojë). Dhe më se të Mjaftueshëm jemi Ne si Llogaritës.”

Allahu na udhëzoftë të gjithëve.


1 En-Nisa 4:40.

2 El-Enbija 21:47.

3 Ez-Zelzele 99:7-8.

4 Bukhari (1418) dhe Muslimi (2630).

5 Et-Tagabun 64:16.

Shpërndaje: