Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Sherh el-Akidah el-Uasitijeh, fq. 88-90
Përktheu: Valdet Gashi
Shejkh-ul-Islam Ahmed Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:
Në ditën e gjykimit ekziston haudi (pellgu) i profetit ﷺ. Uji i tij është më i bardhë se qumështi dhe më i ëmbël se mjalti. Enët e tij janë po aq sa yjet në qiell. Ai është një muaj i gjatë dhe një muaj i gjerë. Ai që pi nga ai kurrë nuk do të ndiej më etje.
Shpjegimi
Haudi (pellgu) i profetit ﷺ është Keutheri:
إِنَّا أَعْطَيْنَاكَ الْكَوْثَرَ
”Vërtetë Ne ta kemi dhënë Keutherin!”1
Keutheri derdhet në të. Përndryshe Keutheri është në xhenet. Pellgu furnizohet nga Keutheri nëpërmjet dy rrjedhave (gypave).
Pellgu do të jetë në tokë dhe do të furnizohet nga Keutheri përmes dy rrjedhave. Besimtarët, mbështetësit e Muhammedit ﷺ do të mbërrijnë tek ai. Ai është një muaj i gjatë dhe një muaj i gjerë. Enët e tij janë po aq sa yjet në qiell. Uji i tij është më i bardhë se qumështi dhe më i ëmbël se mjalti. Ai që pi prej tij kurrë më nuk do të ndiej etje. Pastaj ata hyjnë në xhenet. Besimtarët, pasuesit e profetit ﷺ do të arrijnë aty dhe do të pinë prej tij, ndërsa të tjerët do të dëbohen prej aty.
Profeti ﷺ do të pyes pse? dhe do t’i thuhet atij ﷺ:
“Ata nuk u ndaluan të blasfemojnë pasi i ke braktisur ata.” Kështu që ata nuk do të kenë qasje në të dhe ai ﷺ do të thotë: “Largojeni larg atë që ka ndryshuar pas meje!” 2
Kjo dëshmon se vetëm besimtarët do të kenë qasje në të. Besimtarët janë ata që pasuan profetin ﷺ dhe fenë e tij dhe vdiqën në atë gjendje. Renegatët që blasfemuan pas profetit ﷺ pavarësisht nga periudha kohore nuk do të lejohen të vijnë tek pellgu. E njëjta vlen edhe për të gjithë kufarët e tjerë; Ata nuk do të vijnë tek pellgu. Vetëm besimtarët që e pasuan atë ﷺ do ta bëjnë këtë.
Të gjithë profetët kanë pellgjet e tyre. Megjithatë, pellgu i tij ﷺ është më i përsosuri dhe i përkryeri. Siç u tha njerëzit jo meritor do të dëbohen prej tij sikurse deveja e huaj dëbohet nga devetë e tjera. Askush përveç besimtarëve të vërtetë nuk do të vijë tek ai. Unë e lus Allahun që të na bëjë ne dhe ju që të shkojmë tek ai.
1 El-Keuther 108:1.
2 Bukhari (4625) dhe Muslimi (2860).