Autor: Imam Muhammed bin Abdul-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 162-164
Përktheu: Valdet Gashi
Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdul-Uehab -rahimehullah- ka thënë:
1 – Allahu -te ala- ka thënë:
يَظُنُّونَ بِاللّهِ غَيْرَ الْحَقِّ ظَنَّ الْجَاهِلِيَّةِ يَقُولُونَ هَل لَّنَا مِنَ الأَمْرِ مِن شَيْءٍ قُلْ إِنَّ الأَمْرَ كُلَّهُ لِلَّهِ
“Duke menduar për Allahun të pavërtetën, ashtu si mendonin paganët. Ata thoshin: “Ku është fitorja që na ishte premtuar?” Thuaju (o Muhammed!): “Të gjitha janë në dorë të Allahut!” Al-Imran, 3:154
2 –
الظَّانِّينَ بِاللَّهِ ظَنَّ السَّوْءِ عَلَيْهِمْ دَائِرَةُ السَّوْءِ
“Që mendojnë keq për Allahun. Radha e fatkeqësisë le t’i godasë ata!” El-Fet’h, 48:6
3 – Ibn-ul-Kajimi ka thënë në lidhje me ajetin e parë:
”Mendimet e këqija janë interpretuar si mosmbështetje nga Allahu për të dërguarin ﷺ dhe se misioni tij do të zhduket me kalimin e kohës. Ato gjithashtu janë interpretuar se fatkeqësitë e tyre nuk kanë qenë me kaderin dhe urtësinë e Allahut. Mendimet e këqija janë shpjeguar edhe si mohim i urtësisë, kaderit, mosplotësim i shpalljes së profetit ﷺ dhe mbizotërimit të fesë së Allahut mbi të gjitha fetë e tjera.
Këto mendime të pavërteta i kishin hipokritët dhe paganët që u përmenden në suren ”el-Fet’h”. Ato janë të pavërteta sepse ato nuk i përkasin Allahut -subhaneh, urtësisë së Tij, lejes dhe premtimit të saktë. Ai që mendon se Allahu do të lejoi që e kota do ta zhdukë të vërtetën mohon se gjërat ndodhin përgjatë kaderit dhe vendimeve të Tij ose beson se kaderi ndodh pa dëshirën e Tij të përsosur për të cilën Ai e meriton të lavdërohet dhe se Ai vetëm dëshiron pa ndonjë urtësi, ai që ka këto mendime mendon ngjashëm me kufarët. Shumica kanë mendime të pavërteta rreth Allahut lidhur me gjërat që kanë të bëjnë me ta dhe me të tjerët. I vetmi që kursehet nga mendimet e tilla është ai që e njeh Allahun, emrat e Tij, cilësitë e Tij, si dhe atë që kërkon urtësia dhe Madhëria e Tij. Prandaj personi i mençur që ia dëshiron vetës të mirën duhet të kujdeset për këtë çështje, të pendohet te Allahu dhe të kërkoj falje se ka menduar të pavërtetën për Të. Nëse e shqyrton një person të tillë e kupton se ai shtiret dhe ka paragjykime ndaj kaderit dhe e sheh se ai ka mendime se si gjërat duhet të kenë qenë. Disa posedojnë shumë nga këto tipare ndërsa të tjerët më pak. Atëherë, shqyrto veten: a je i pastër nga kjo?
“Nëse je i pastër nga ky tipar, ti ke shpëtuar nga diçka madhështore
përndryshe nuk mund të imagjinojë se ti ke shpëtuar”
Shpjegimi:
Ibn-ul-Kajimi ka thënë në lidhje me ajetin e parë:
”Qëllimi i këtij kapitulli është se shumë njerëz nuk e pranojnë urtësinë dhe kaderin e Allahut. Ai nuk e pranon se Allahu ka sqaruar gabimet e robërve në mënyrë që ata të kenë kujdes. Në vend të kësaj ata mendojnë mendime të pavërteta për Allahun dhe e bëjnë këtë në shumë mënyra:
1 – Disa besojnë se gjithçka që nuk u pëlqen ajo ndodh pa urtësinë dhe kaderin e Allahut.
2 – Të tjerët mendojnë se Allahu vepron vetëm nga dëshira dhe pa urtësi.
3 – Disa besojnë se Allahu është i padrejtë ndaj robërve dhe pyesin pse disa trajtohen padrejtësisht dhe pësojnë humbje. Shumë njerëz mendojnë kështu.
Prandaj Allahu -azze ue xhel- ka thënë për hipokritët:
وَطَآئِفَةٌ قَدْ أَهَمَّتْهُمْ أَنفُسُهُمْ يَظُنُّونَ بِاللّهِ غَيْرَ الْحَقِّ
“Kurse grupi tjetër (hipokritët) kujdesej vetëm për veten, duke menduar për Allahun të pavërtetën.” Al-Imran, 3:154
Kjo ka ndodhur gjatë betejës së Uhudit, kur muslimanët humbën. Shumë të tjerë u plagosën dhe shtatëdhjetë persona u vranë. Atëherë hipokritët duke menduar mendime të këqija në lidhje me Allahun thanë:
هَل لَّنَا مِنَ الأَمْرِ مِن شَيْءٍ
“Ata thoshin: “Ku është fitorja që na ishte premtuar?” Al-Imran, 3:154
A kishim diçka të bëjmë me të? Ata gjithashtu thanë:
لَوْ كَانَ لَنَا مِنَ الأَمْرِ شَيْءٌ مَّا قُتِلْنَا هَاهُنَا
”Ata që nuk luftuan thanë për vëllezërit e vet: “Sikur të na kishin dëgjuar ne, nuk do të ishin vrarë”.” Al-Imran, 3:168
Ne jemi të detyruar dhe nuk kemi në dorë asgjë. Muhammedi na solli këtu dhe pastaj kjo ndodhi.
E gjithë kjo është për shkak të injorancës, devijimit, shkurtpamësisë së tyre dhe zemrave të verbëruara. Për këtë arsye ata menduan në mënyrë të gabuar për Allahun. Ata nuk besuan se gjërat ndodhin nga një urtësi. Ata nuk besuan se Allahu do ta mbështesë të dërguarin e Tij ﷺ. Ata menduan se misioni i tij ﷺ do të zhduket me kalimin e kohës. Ata besonin se ajo që ka ndodhur vetëm ndodhi kështu nga dëshira. Mendimi i tyre i pavërtetë do të thotë dy gjëra:
1 – Se Allahu nuk do t’i ndihmoj të dërguarit të Tij ﷺ dhe robërit e Tij besimtarë dhe të devotshëm.
2 – Ajo që ndodhi ka ndodhur vetëm nga dëshira dhe pa urtësi.
E gjithë kjo është e kotë. Si rezultat i kësaj Allahu -subhaneh- sqaroi në librin e Tij madhështorë urtësinë pas vendimeve të Tij, veprimeve dhe dispozitave dhe se Ai i sprovon robërit e Tij me lumturi dhe fatkeqësi, me kohë të vështira dhe kohë të mira për të nxjerrë papastërtitë nga zemrat e besimtarëve dhe për t’i bërë kufarët që të shkatërrohen. Besimtarët duhet të pendohen tek Allahu, t’i kërkojnë falje Atij, të përgatiten për takimin me Të -subhaneh- dhe të përmbushin të drejtën e Tij.
Ai -te ala- ka thënë:
أَوَلَمَّا أَصَابَتْكُم مُّصِيبَةٌ قَدْ أَصَبْتُم مِّثْلَيْهَا قُلْتُمْ أَنَّى هَذَا قُلْ هُوَ مِنْ عِندِ أَنْفُسِكُمْ إِنَّ اللّهَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ وَمَا أَصَابَكُمْ يَوْمَالْتَقَى الْجَمْعَانِ فَبِإِذْنِ اللّهِ وَلِيَعْلَمَ الْمُؤْمِنِينَ وَلْيَعْلَمَ الَّذِينَ نَافَقُواْ
“Kur ju goditi fatkeqësia (në Uhud), ndërkohë ju i kishit goditur më parë armiqtë tuaj dyfish, ju thatë: “Prej nga na erdhi neve kjo?!” Thuaj (o Muhammed): “Kjo ndodhi prej jush”. Vërtet, Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë. Ajo që ju gjeti atë ditë, kur u ndeshën dy ushtritë, ishte me vullnetin e Allahut – për të zbuluar se cilët janë besimtarët e vërtetë, dhe për të zbuluar se cilët janë hipokritë.” Al-Imran, 3:165-167
Allahu -subhaneh- i sprovon këta njerëz për shkak të një urtësie të madhe. Ai i sprovon besimtarët për t’ua pastruar besimin, për t’ua falur mëkatet atyre dhe që ata të përgatiten për takimin me Zotin e tyre. Kufarët do të shkatërrohen ndërsa hipokritët do të turpërohen dhe marrëzirat dhe gënjeshtrat e tyre do të shfaqen. Zemrat e hipokritëve janë të shkatërruara. Ata menduan në mënyrë të pavërtetë për Allahun, ndërsa Allahu i mbështeti besimtarët ashtu siç kishte premtuar:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِن تَنصُرُوا اللَّهَ يَنصُرْكُمْ وَيُثَبِّتْ أَقْدَامَكُمْ
“O besimtarë, nëse e ndihmoni Allahun, edhe Ai do t’ju ndihmojë dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja.” Muhammed, 47:7
وَلَيَنصُرَنَّ اللَّهُ مَن يَنصُرُهُ إِنَّ اللَّهَ لَقَوِيٌّ عَزِيزٌ الَّذِينَ إِن مَّكَّنَّاهُمْ فِي الْأَرْضِ
“Vërtet, Allahu e ndihmon këdo që e ndihmon Atë. Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm. (Allahu i ndihmon edhe) ata, të cilëve nëse u japim pushtet në tokë.” Haxh, 22:40-41
Ky premtim mund të përmbushet edhe në rast të një humbjeje sepse besimtarët vdesin si shehida (martirë) dhe ka urtësi të tjera që janë përmendur.”
Në qoftë se njerëzit kishin fituar gjithmonë dhe kurrë nuk ishin goditur nga ndonjë fatkeqësi ata ndoshta do të ishin sprovuar nga vetë-dashuria dhe krenaria dhe mungesa e përulësisë para Allahut dhe prandaj kishin refuzuar të pranojnë të metat dhe defektet e tyre. Ndoshta ata kishin besuar se suksesi i tyre varet nga pushteti, forca dhe veprimet e tyre. Kur ata goditen nga diçka jo e dëshiruar ata bëhen të përulur dhe i kthehen Allahut. Muslimani e ka obligim që të shqyrtojë vetveten në mënyrë që të kursehet nga kjo sprovë e hidhur. Ai që shqyrton veten e tij e kupton se sa gabime dhe kundërshtime ka ndaj kaderit dhe se si ai e vlerëson veten e tij dhe veprimet e tij. Përjashtimi i vetëm është personi që është i mbrojtur nga Allahu.
Besimtari e ka obligim që të besoj në vendimet dhe kaderin e Allahut, të besojë se Allahu çdo gjë që vepron e vepron me një urtësi të madhe dhe se Ai ka vendosur gjithçka. Ai duhet ta dijë se kjo i përket urtësisë së Allahut dhe shkaqeve të tyre madhështore që Ai ua lehtëson besimtarëve atë që është më e mira për ta, i ngre ata në grada dhe i bën që të kthehen tek Ai -subhanehu ue te ala-.