Imam Ebul-Husejn Muhamed bin Ebi Ja’la el-Hanbeli (v. 526)
Burimi: Kitab-ul-I’tikad
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
[5] Allahu ka folur gjithmonë dhe Ai gjithmonë do të flasë. Fjala e Tij nuk mund të ndahet nga qenia e Tij. Ndonjëherë ajo dëgjohet nga Allahu (azze ue xhel) dhe nganjëherë dëgjohet nga lexuesi. Ai që e dëgjon atë nga Allahu (subhanehu ue te ala) është ai që vetë e pranon fjalën pa ndërmjetës ose përkthyes. Për shembull, Allahu i foli profetit tonë Muhamedit ﷺ gjatë Miraxhit. Gjithashtu Allahu i foli Musait ﷺ në malin Sinai. E njëjta gjë vlen edhe për engjëjt të cilëve Allahu u flet. Përndryshe fjala e përhershme e Allahut dëgjohet në mënyrë të vërtetë nga lexuesi dhe përbëhet nga gërmat e kuptueshme dhe zëri i dëgjuar.