Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Sahihul-Kelimit-Tajjib
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
35 – Ubadeh bin es-Samit -radijAllahu anhu)- tregoi se profeti ﷺ ka thënë:
لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ الْحَمْدُ لِلَّهِ وَسُبْحَانَ اللَّهِ وَلَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَاللَّهُ أَكْبَرُ وَلَا حَوْلَ وَلَا قُوَّةَ إِلَّا بِاللَّهِ العلي العظيم
“Ai i cili zgjohet natën, le të thotë: “Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut të Vetëm e të pashoq. Atij i takon sundimi, falënderimi e lavdërimi, Ai është i aftë për çdo gjë. I gjithë falënderimi dhe lavdërimet janë për Allahun. I pa të meta është Ai. Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut. Allahu është më i Madhi. Nuk ka asnjë lëvizje apo forcë përveçse me dëshirën e Allahut, të Lartit, të Plotfuqishmit” dhe pastaj thotë:
اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي
“O Allah! Më fal mua” ose lutet për diçka tjetër, atij i pranohet lutja. Nëse ai merr abdes dhe falet, i pranohet ai namaz.”
Transmeton Bukhari.
36 – Ebu Umameh -radijAllahu anhu- tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Ai i cili shtrihet në shtratin e tij me abdes, sa herë që rrotullohet gjatë natës, i lutet Allahut për mirësitë e kësaj bote dhe të ahiretit, atij Allahu ia jep këtë.”
Hadithin e transmeton Tirmidhi i cili tha:
“Hadithi është i mirë dhe garib.”
37 – Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- tregoi se profeti ﷺ ka thënë:
“Kur ndonjëri prej jush zgjohet, le të thotë:
الحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي رَدَّ عَلَيَّ رُوحِي، وَعافانِي في جَسَدِي، وَأَذِنَ لِي بِذِكْرِهِ
“Falënderimi dhe lavdërimi i takon Allahut i Cili më ka dhënë shëndet në trupin tim, ma ktheu shpirtin dhe më bëri që ta kujtoj Atë.”
3- I dërguari i Allahut ﷺ i ka mësuar sahabët që nëse zgjoheshin të frikësuar të thoshin[1]:
أَعُوذُ بِكَلماتِ اللَّهِ التَّامَّةِ، مِنْ غَضَبِهِ وَشَرِّ عِبادِهِ، وَمِنْ هَمَزاتِ الشَّياطِينِ وَأَنْ يَحْضُرُونِ
“Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut nga zemërimi dhe dënimi i Tij, nga dëmi i robërve të Tij dhe nga mashtrimet e shejtanëve dhe nga prania e tyre!”
Tek Tirmidhiu thuhet:
“Nëse ndonjëri prej jush frikësohet në gjumë, le të thotë: “Kërkojë ndihmë nga…”