“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

6.Çka mendoni për fjalën e Allahut dhe për Kuranin?

Autor: Imam Abdurr-Rrahman es-Sa’di (v. 1376)

Shpjegues i librit: Alameh Ahmed bin Jahja en Nexhmi (v. 1429)

Burimi: Fet’h Rabb-il-Berijjat ala Kitab Ahamm-il-Muhimmat, fq. 36-39

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Abdurr-Rrahman es-Sa’di ka thënë:

Pyetja e gjashtë: Çka mendoni për fjalën e Allahut dhe për Kuranin?

Përgjigje: Kurani është fjala e Allahut. Ajo është shpallur dhe nuk është krijuar. Ajo ka filluar prej Tij dhe tek Ai do të kthehet.

Allahu ka folur në mënyrë të vërtetë me fjalët dhe kuptimet e Kuranit. Ai gjithmonë ka pasur cilësinë e të folurit dhe çdo herë cilësohet me këtë cilësi dhe flet si të dojë dhe kur të dojë. Fjala e Tij nuk ka as fund apo përfundimin.

Shpjegimi

Fjala e Allahut është cilësi e Tij të cilën Ai ia atribuoi vetes së Tij kur Ai tha:

وَإِنْ أَحَدٌ مِّنَ الْمُشْرِكِينَ اسْتَجَارَكَ فَأَجِرْهُ حَتَّى يَسْمَعَ كَلاَمَ اللّهِ ثُمَّ أَبْلِغْهُ مَأْمَنَهُ

 “Dhe në qoftë se ndonjë prej idhujtarëve kërkon mbrojtjen tënde, atëherë siguroi atij strehim, me qëllim që ai të dëgjojë fjalën e Allahut (Kuranin) dhe pastaj përcilleni në vend të sigurt.” 1

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

قُل لَّوْ كَانَ الْبَحْرُ مِدَادًا لِّكَلِمَاتِ رَبِّي لَنَفِدَ الْبَحْرُ قَبْلَ أَن تَنفَدَ كَلِمَاتُ رَبِّي وَلَوْ جِئْنَا بِمِثْلِهِ مَدَدًا

Thuaj (O Muhamed njerëzimit): “Sikur deti të ishte ngjyrë për të shkruar fjalët e Zotit tim, pa asnjë mëdyshje se deti do të shterohej para se të mbaronin fjalët e Zotit tim, madje edhe sikur të sillnin edhe një të dytë si ai në ndihmë të tij.”2

وَلَوْ أَنَّمَا فِي الْأَرْضِ مِن شَجَرَةٍ أَقْلَامٌ وَالْبَحْرُ يَمُدُّهُ مِن بَعْدِهِ سَبْعَةُ أَبْحُرٍ مَّا نَفِدَتْ كَلِمَاتُ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ

 “Dhe sikur të gjitha pemët në tokë të ishin pena dhe deti (botëror të ishte bojë për të shkruar) me shtatë dete të tjerë pas tij për t’iu shtuar atij, prapëseprapë fjalët e Allahut nuk do të shteronin. Me të vërtetë Allahu është i Gjithëfuqishëm, më i Urti Gjithëgjykues.”3

Në këto ajete, Allahu (azze ue xhel) ia dedikoi fjalët vetës së Tij.

Ehl-us-Sunneti besojnë se Allahu flet me një fjalim të përjetshëm dhe kur Ai dëshiron në përputhje me atë që krijimi është në nevojë. Ai krijon një krijim dhe lejon një tjetër të vdesë. Ai e forcon të dobëtin dhe dobëson të fortin. Ai e shkatërron të pasurin dhe e pasuron të varfrin. Ai jep pushtet dhe merr pushtet e kështu me radhë. Pra fjala e Allahut është gjithëpërfshirës.

Kurani i përket fjalës së Allahut. Ai ia ka shpallur atë profetit të tij Muhamed ﷺ për të udhëzuar atë që do Ai.

Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati janë unanim për atë se ai që beson se Kurani është i krijuar blasfemon. El-Laleka’i përmendi këtë përcaktim në “Sherh Usul I’tikad Ehl-is-Sunneh uel-Xhema’ah” nga më shumë se 500 dijetarë të vjetër nga vende të ndryshme. Kjo dëshmon se ka konsensus për këtë çështje.

Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati besojnë se fjala e Allahut është një prej cilësive të Tij. Ai flet kur Ai dëshiron, si Ai dëshiron dhe me kë Ai dëshiron. Ai që thotë diçka tjetër është bidatçi i devijuar. Mungesa e të folurit është një mangësi tek njeriu, e lere më tek Krijuesi. Po ashtu është një defekt që të flasësh pandërprerë dhe vazhdimisht. Kështu, Ehl-us-Sunneti thotë se Allahu flet nëse Ai dëshiron dhe kur Ai dëshiron. Allahu (te ala) ka thënë:

مَا يَأْتِيهِم مِّن ذِكْرٍ مَّن رَّبِّهِم مُّحْدَثٍ إِلَّا اسْتَمَعُوهُ وَهُمْ يَلْعَبُونَ

“Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re në Kuran nga Zoti i tyre, e që ata të mos tallen me të duke e dëgjuar.”4

Si rezultat i kësaj, ata thonë se Allahu flet me një fjalim të përjetshëm dhe kur Ai dëshiron në përputhje me atë që krijimi është në nevojë. Allahu e ka shqiptuar Teuratin, ja ka shkruar atë robit të Tij Musait ﷺ dhe bisedoi me të kur Musai ishte mbi kodrën Sinai. Prandaj Ai tha:

تِلْكَ الرُّسُلُ فَضَّلْنَا بَعْضَهُمْ عَلَى بَعْضٍ مِّنْهُم مَّن كَلَّمَ اللّهُ وَرَفَعَ بَعْضَهُمْ دَرَجَاتٍ

 “Ne parapëlqyem disa mbi disa të tjerë; disave Allahu u foli drejtpërdrejt; të tjerë Ai i ngriti në shkallë të larta nderi.”5

Autori (rahimehullah) ka thënë:

“Ajo ka filluar prej Tij dhe tek Ai do të kthehet.”

Se Kurani ka filluar prej Allahut do të thotë se vjen prej Tij sepse është Ai që e ka shqiptuar atë. Prandaj, disa selefë thanë:

“Askush nuk mund t’i afrohet Allahut me diçka të ngjashme sikurse me atë që vjen nga Ai.”

Do të thotë me Kuran.

Autori (rahimehullah) ka thënë:

“Ai gjithmonë ka pasur cilësinë e të folurit dhe çdo here cilësohet me këtë cilësi dhe flet si të dojë dhe kur të dojë. fjala e tij nuk ka as fund apo përfundimin.”

Kjo do të thotë se ne jemi të detyruar të besojmë se Kurani është fjala e Allahut dhe jo e krijuar, ajo do të mbetet në mesin e krijesave deri në ditën e gjykimit që në fund të ngrihet lart në qiell kur nuk praktikohet më, dhe mbrojtje kërkohet prej Allahut. Këtë muslimani duhet të besojë.


1 9:6.

2 18:109.

3 31:27.

4 21:2.

5 2:253.

Shpërndaje: