“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

6.Cilësia më e mirë është mençuria

Imam Muhammed bin Hiban el-Busti 
Raudatul-‘Ukala ue Nuz’hetul-Fudala
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

1 – Shu’beh ka thënë:

“Mençuria jonë është e pakët, nëse shoqërohemi me njerëz që janë më pak të mençur do të humbet edhe ajo mençuri e pakët që e kemi. Kur shoh dikë që rri me një person që ka më pak mençuri sesa ai, atëherë filloj ta urrej atë shumë.”

2 – Tipari i parë më i mirë i cili mund t’i jepet një personi në këtë botë është mençuria. Kjo është një nga më të mirat që Allahu mund t’ia japë robit të Tij. Prandaj nuk lejohet që të njolloset dhurata e Allahut duke qëndruar me një person që nuk është i mençur.

3 – Njeriu i mençur është i obliguar të sillet mirë dhe të heshtë shumë. Kjo gjithashtu i përket karakterit të profetëve. Sjellja e keqe dhe të folurit e tepërt janë prej cilësive të njerëzve të këqij dhe të pavlerë.

4 – I mençuri nuk ka shpresa të mëdha. Ai që ka shpresa të shumta do të ketë veprime të pakta. Ai që vdes nuk ka asnjë dobi nga shpresat e tij.

5 – I mençuri nuk hyn në luftë pa përgatitje. Ai nuk debaton pa prova, nuk bën mundje pa forcë sepse mençuria ngjall shpirtrat, ndriçon zemrat, i realizon veprimet dhe i jep kuptim jetës.

6 – Ajo që e shton mençurinë e të mençurit është që të shoqërohet me njerëzit sikurse ai (të mençur) dhe të shmanget nga ata që nuk janë si ai.

7 – Ebu Malik el-Gazzi ka thënë se e ka dëgjuar babanë e tij, duke thënë:

“Ulu me ata që janë të shkathët, qofshin miq apo armiq sepse mençuria kërkon mençurinë.”

8 – Shoqërimi me të mençurit ka dy kuptime. E para: të përkujtosh veten tënde për atë për të cilën personi i mençur ka nevojë. E dyta: të paralajmërosh veten tënde nga diçka të rrezikshme për të cilën injoranti duhet të dijë.

9 – Të jesh në prani të të mençurit është fitim për të mençurin dhe një mësim për injorantin. Kjo vlen për të gjitha situatat. Kjo vlen për të gjitha situatat. Ai duhet ta përkëdhelë vetëm ata të cilët janë në gjendje ta përkëdhelin atë dhe ai duhet të shkojë vetëm tek ata që duan që ai të shkojë tek ata.

10 – Nëse mençuria do kishte pas prindër ata do të ishin durimi dhe qëndrueshmëria.

Shpërndaje: