Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

6.Dallimi në mes veprave të mira dhe të këqija.

Imam Muhammed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)

Burimi: Islami është feja e përsosur

Përktheu: ValdetGashi

www.perlatmuslimane.com

Kurani i lartësuar ka sqaruar se një vepër e mirë është ajo që plotëson tre kushte. Dhe nëse një prej tyre nuk realizohet, praktikuesi i saj nuk do të ketë ndonjë dobi prej saj në Ditën e Gjykimit:

E para: Që veprimi të jetë në përputhje me atë që profeti ﷺ solli1.

Allahu (te ala) thotë:

”“Çfarëdo që t’ju japë i dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj.” El-Hashr, 59:7

”Kush i bindet profetit, ai i është bindur Allahut.” 3

”Thuaj: ”Nëse e doni Allahun, atëherë më pasoni mua që Allahu t’ju dojë.” 4

”A mos kanë ata ortakë (të adhuruar), që u përcaktuan atyre fe, të cilën nuk e urdhëroi Allahu?” 5

”Thuaju: “Më thoni, çfarë të mirash ju ka zbritur juve Allahu! Dhe ju vetë i keni bërë ato të ligjshme e të paligjshme.” Thuaju: “A ju ka lejuar Allahu të bëni kështu apo ju shpifni gënjeshtër ndaj Allahut?” 6

E dyta: Që adhurimi t’i kushtohet sinqerisht Allahut (te ala).

Ai (te ala) tha:

”E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij.” 7

”Thuaj (O Muhammed): “Me të vërtetë që jam urdhëruar të adhuroj Allahun (Një e të Vetëm) duke plotësuar detyrat e fesë së Tij me çiltësi e përkushtim vetëm për hir të Tij. Dhe jam urdhëruar që të jam i pari i muslimanëve (i të nënshtruarve ndaj Vullnetit të Allahut)! Thuaj: ”Me të vërtetë që kam frikë ndëshkimin e një dite të madhe nëse nuk i bindem Zotit tim.” Thuaj: ”Vetëm Allahun unë e adhuroj, duke plotësuar detyrat e fesë së Tij me çiltërsi e përkushtim vetëm për hir të Tij.” Ndërsa ju adhuroni ç’të doni në vend të Tij.” 8

E treta: Që ajo të jetë e ndërtuar në besimin e drejtë sepse vepra është si një çati dhe besimi është si një themel.

Ai (te ala) ka thënë:

”Dhe kushdo që bën vepra të drejta e punë të mira, mashkull apo femër qoftë dhe është besimtar.” 9

Ai e kufizoi me:

”… dhe është besimtarë…”

Në anën tjetër, Ai tha në lidhje me kafirin:

”Dhe Ne do t’i kthehemi çfarëdo lloj pune që bënë ata (kufarët) dhe do t’i bëjmë veprat e tilla si grimca pluhuri që fluturojnë në erë.” 10

”Të këtillët janë ata për të cilët nuk ka asgjë në jetën e përtejme veç zjarrit. Kështu veprat e tyre që i kryen atje (në dunja) janë pa asnjë dobi dhe pa asnjë përfundim është gjithë ajo që ata punuan.” 11


1 Bukhari (3/167) dhe Muslimi (3/1343).

3 4:80.

4 3:31.

5 42:21.

6 10:59

7 98:5.

8 39:11-15.

9 4:124.

10 25:23.

11 11:16.

Shpërndaje: