Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

6.Ngushëllimet dhe vizitat e varreve

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
El-Mulakhas el-Fikhi
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Është prej sunnetit ngushëllimi i atyre që kanë rast vdekje dhe që t’i inkurajojmë që të bëjnë durim dhe që të lutemi për të vdekurin sipas asaj që është transmetuar nga Ibn Maxheh me një zinxhir të besueshëm nga Amru bin Hazm se profeti ﷺ ka thënë:

“Besimtari i cili i shpreh ngushëllime vëllait të tij në rast sprove, Allahu do ta vesh atë me petkun e nderit në ditën e gjykimit.”1

Transmeton Ibn Maxheh (1601), hadithi është i mirë sipas Albanit në Sahih Sunen Ibn Maxheh (1311).

Gjithashtu janë transmetuar hadithe të ngjashme sikurse:

Allahu ua shpërbleftë me shumë të mira, ua lehtësoftë ngushëllimin tuaj dhe e faltë të vdekurin tuaj.”

Nuk duhet mbledhur për ngushëllime dhe të publikohen ato sikurse veprojnë disa sot. Është e ligjësuar për t’i përgatitur ushqim familjes së të vdekurit sipas fjalëve të profetit ﷺ:

 “Përgatisni ushqim familjes së Xhaferit sepse atyre u ka ndodhur diçka që i preokupon ata.” 

Transmeton Ahmedi (6/266), Ebu Daudi (3132) dhe Tirmidhi (998) i cili tha se hadithi është hasen.

Për sa i përket asaj që disa njerëz veprojnë sot ku familja e të vdekurit cakton një vend tubimi për njerëzit që të mblidhen me ta, u përgatisin ushqim atyre dhe angazhojnë njerëz që lexojnë Kuran dhe kështu i shtojnë vetës shpenzime, të gjitha këto janë të ndaluara dhe të shpikura siç transmetohet nga Xherir bin Abdullahi -radijAllahu anhu i cili ka thënë:

“Ne e konsideronim vajtim të mbledhurit te familja e të vdekurit dhe përgatitjen e ushqimit.”

Transmeton Ahmedi dhe zinxhiri i këtij transmetimi është i besueshëm.

Shejkh ul-Islam Ibnu Tejmijeh -rahimehullah- ka thënë:

“Që familja e të ndjerit të mbledh njerëzit për ushqim, që të lexojnë Kuran për të vdekurin, kjo nuk ishte diçka e njohur tek selefët, dhe një grup i njerëzve të dijes e konsideruan këtë të urryer në disa aspekte.”

Dhe Et-Tartushi ka thënë:

“Lidhur me ceremonitë e tilla pas varrimit, ato janë të ndaluara sipas konsensusit të dijetarëve dhe ceremonitë e varrimit janë kur njerëzve tubohen pas vdekjes së një personi. Ky veprim është një bidat i qortueshëm, nuk është transmetuar asgjë se selefët e vepronin këtë, gjithashtu pas varrosjes së personit, ata mblidhen në ditën e dytë, të tretë, të katërt, të shtatë dhe pas një muaji dhe pas një viti. Ky është gabim i madh. Pavarësisht nëse kjo gjendet në traditë ose është testamentuar ose që nuk i është dhënë leje për të (nga i vdekuri), ky veprim është i ndaluar dhe ndalohet ngrënia e ushqimit që ata përgatisin.”

Është ligjësuar vizita e varreve, sidomos për meshkujt, për të medituar dhe për të marrë mësim prej tyre, për t’u lutur dhe për të kërkuar falje për të vdekurit sipas fjalëve të profetit ﷺ:

“Unë u pata ndaluar nga vizita e varreve, por tani vizitoni ato se ju kujtojnë botën tjetër.”

Transmeton Muslimi, Tirmidhi, Ahmedi.

Por kjo duhet të bëhet pa udhëtuar, vizita e varreve lejohet me tre kushte:

Që vizitorët të jenë burra dhe jo gra sepse profeti ﷺ ka thënë:

“Allahu i mallkoftë gratë që vizitojnë varret.”

Që kjo të mos ndërmerret udhëtim të veçantë për këtë sipas fjalëve të profetit ﷺ:

“Nuk lejohet të ndërmerret udhëtim përveçse për në tre xhami: Mesxhidul Haram (Qabe), në këtë xhaminë time (Medine) dhe në xhaminë Aksa.”

Transmeton Bukhari (1189).

Qëllimi i vizitës është që të meditosh, të marrësh paralajmërim prej tyre dhe që të lutesh për të vdekurit.

Nëse qëllimi është që të kërkohet bekim prej varreve, që t’i lutesh të vdekurit që të përmbushen nevojat e tua dhe që të largohen problemet, atëherë kjo është bidat dhe vizitë shirku.

Shejkh ul-Islam Ibnu Tejmijeh -rahimehullah- ka thënë:

“Janë dy lloje të vizitës të varreve: e lejuar dhe bidat.

Vizita e lejuar është kur ke për qëllim që t’i japësh selam të vdekurit dhe të lutesh për të, si dhe falja e namazit të xhenazes pa ndërmarrë udhëtim.

Vizita që është bidat është kur vizitori ka për qëllim që t’i kërkojë të vdekurit që t’ia plotësoi nevojat. Kjo është madh dhe idhujtari e madhe. Ose në qoftë se ka për qëllim që të bëjë lutje tek varri i personit, atëherë kjo është një bidat i qortueshëm dhe një mjet që shpie në idhujtari. Kjo nuk ka asgjë të bëjë me sunnetin e profetit ﷺ dhe askush nga selefët apo prej imamëve të tyre nuk e ka urdhëruar këtë.”

Dhe Allahu -te ala- e di më mirë dhe selamet dhe salavatet qofshin mbi profetin tonë Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi sahabët e tij.


1 Imam Albani e konsideroi këtë hadith të dobët në Ed-Daife (610) dhe El-Irua (764), pastaj erdhi në përfundim se hadithi është i saktë.

Shih: https://dorar.net/hadith/sharh/150276

Shpërndaje: