Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

6.Feja ja lejon gruas që të shfaqë fytyrën dhe duart

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Xhilbab el-Mar’ah el-Muslimeh, fq. 51-52

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Edhe ky koment është gjithashtu i diskutueshëm. Edhe pse fytyra dhe duart zakonisht shihen, ato shfaqen me qëllim nga personi. Nga ajeti e kuptoj se përjashtimi është për qëllim ajo që shfaqet pa qëllim. Si mundet atëherë të përbëj argument gjithëpërfshirës për diçka që shfaqet me qëllim? Prandaj mendo mirë!

Pas reflektimeve e kuptova se këta dijetarë kishin të drejtë dhe se mendimi i tyre ishte preciz. Selefët pra ishin unanim se fjalët e Allahut (te ala):

إِلَّا مَا ظَهَرَ مِنْهَا

“… përveç asaj që është e dukshme…”

i referohet një veprimi që femra e rritur e vepron. Ata kanë mospajtime vetëm për atë që ajo shfaq me qëllim. Ibn Mesudi tha se ajeti ka për qëllim rrobat e saj, do të thotë rrobat e jashtme. Ibn Abasi dhe sahabët e tjerë dhe tebiinët thanë se ai ka për qëllim fytyrën dhe duart e saj. Pra ajeti ka të bëjë me atë që Allahu e lejon dhe e urdhëron atë të shfaqë. A nuk e kupton se gruaja që e ngre rrobën e saj të jashtme në mënyrë që veshja dhe bukuritë e saj nën to duken,  janë në kundërshtim me ajetin sipas të gjithë dijetarëve? Të dyja veprimet e saj janë të qëllimshme. Prandaj ajeti nuk mund ta ketë këtë domethënie. Gjykimi në ajet nuk e trajton gruan që vepron pa qëllim sepse njeriu nuk jep llogari për veprimet e paqëllimshme, por ajo që shihet me lejen e Allahut. Pra, nëse feja i lejon gruas të tregojë bukuritë e saj si dora, fytyra dhe gjëra të tjera, atëherë gjykimi nuk duhet kundërshtuar me qëllimin. Feja i lejon asaj ti shfaq ato sikurse edhe ia lejon asaj që të shfaq veshjen e sipërme të saj. Kështu sahabët e shikuan çështjen kur thanë se ajeti përjashton fytyrën dhe duart. Shumë gra në kohën e profetit (salAallahu alejhi ue selem) dhe më pas vepruan kështu, siç do ta shihni në argumentet e ardhshme.

Shpërndaje: