Autor: Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehab
Shpjegues i librit: Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Libri: ”Sherh Nauakid-il-Islam” (Shpjegimi i Anuluesve të Islamit) fq. 20
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehabi (rahimehullah) ka thënë:
I pesti: Ai që urren diçka nga ajo që i dërguari ﷺ ka kumtuar është kafir edhe nëse vepron me të
Shpjegimi
Faktori i pestë anulues është të urresh diçka nga ajo me të cilën erdhi i dërguari ﷺ. Është dalje nga feja të urresh diçka nga ajo që ka kumtuar i dërguari ﷺ edhe në qoftë se vepron me të.
Allahu (te ala) ka thënë:
”Këtë për shkak se ata e urryen atë që e zbriti Allahu, prandaj atyre ua asgjëson veprat.” 47:9
Urrejtja është blasfemi (dalje nga Islami) edhe në qoftë se vepron me atë çështje. Ky person del nga feja. Urrejtja e tij në zemër është mosbesim edhe në qoftë se ai vepron me atë vepër.
”Këtë për shkak se ata e urryen atë që e zbriti Allahu, prandaj atyre ua asgjëson veprat.” 47:9