“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

6.Mënyra e marrëdhënieve seksuale

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420) 
Burimi: Adab-uz-Zifaf, fq. 65-66

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

5 – Mënyra e marrëdhënieve seksuale

Burrit i lejohet të ketë marrëdhënie në vagjinën e saj pavarësisht se në çfarë pozite, si nga prapa dhe nga përpara. Argument për këtë janë fjalët e Allahut (tabarak ue te ala):

نِسَآؤُكُمْ حَرْثٌ لَّكُمْ فَأْتُواْ حَرْثَكُمْ أَنَّى شِئْتُمْ

 “Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi.”1

Do të thotë nga përpara dhe nga prapa. Ka disa hadithe rreth kësaj. Mjaftohem me dy hadithe:

1 – Xhabiri (radijAllahu anhu) ka thënë:

“Jehudët pohuan se marrëdhëniet vagjinale nga prapa shkaktojnë që fëmija të bëhet vëngërosh (syshtrembër). Pastaj u shpall ajeti:

نِسَآؤُكُمْ حَرْثٌ لَّكُمْ فَأْتُواْ حَرْثَكُمْ أَنَّى شِئْتُمْ

“Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi.”

I dërguari Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Nga pjesa e përparme dhe nga prapa, vetëm që kjo të bëhet në vagjinë.”2

2 – Ibn Abbasi (radijAllahu anhume) ka thënë:

“Ensarët, të cilët dikur ishin idhujtarë, jetonin me jehudët që i përkisnin pasuesve të Librit. Për shkak të njohurive të tyre, Ensarët i vlerësonin ata prandaj ata morën shumë gjëra prej tyre. Pasuesit e librit e kishin zakon të bënin marrëdhënie seksuale vetëm nga anash sepse kjo e bën gruan edhe më shumë vëngëroshe. Ensarët e morën atë prej tyre. Nga ana tjetër, Kurejshët i ekspozuan gratë në mënyra të ndryshme; ata i shkonin atyre nga përpara, nga prapa dhe të shtrirë. Kur burrat e Muhaxhirëve arritën në Medine, një nga burrat e tyre u martua me një nga gratë e Ensarëve. Ai e praktikoi këtë me të pas së cilës ajo e qortoi atë për këtë dhe tha: “Ne e kishim zakon të bënim këtë vetëm nga anash. Ose vepro kështu me mua ose qëndro larg meje.” Kjo u bë një çështje e madhe dhe i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dëgjoi për këtë. Pastaj Allahu (azze ue xhel) shpalli:

نِسَآؤُكُمْ حَرْثٌ لَّكُمْ فَأْتُواْ حَرْثَكُمْ أَنَّى شِئْتُمْ

“Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi.”

Do të thotë nga përpara, nga mbrapa dhe të shtrirë, vetëm kjo të bëhet në vagjinën e saj3.”


1 2:223

2 Bukhari (8/154), Muslimi (4/156), Nesai në ”Ishrat-un-Nisa” (1-2/76), Ibn Ebi Hatim (1/39 – manuskript) ku gjendet shtojca, el-Baghaui, el-Xhurxhani (293/440), el-Bejhaki (7/195), Ibn Asakir (2/93/8) och el-Uahidi, fq. 53, i cili tha:

“Shejkh Ebu Hamid bin esh-Sharki ka thënë:” Ky hadith fisnik korrespondon me njëqind.”

3 Ebu Davudi (1/377), el-Hakim (2/195 dhe 2/279), el-Bejhaki (7/195), el-Uahidi në “el-Asbab”, fq. 52, dhe el-Khattabi në “Gharib-ul-Hadith” (2/73) me një zinxhir të mirë transmetimi. el-Hakim e ka vërtetuar atë në përputhje me kushtet e Muslimit dhe e ka mbështetur edh-Dhehebi. Edhe Tabarani (1/185/3) e transmetoi atë përmes një drejtimi tjetër konciz.

Shpërndaje: