Alameh Ahmed Shakir
Burimi: Revista el-Asas 2/1-1949
Kompilimi: Muhammed bin Ivadh bin Abdil-Ghani
Referimi: Lamahat an Dauat-il-Ikhuan el-Muslimin, fq. 19-22
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Bota Islame dhe bota arabe, dhe shumë pjesë të tjera të botës kanë qenë të tronditur me vrasjen e një njeriu të vërtetë, përkatësisht martiri Nukrashi1. Allahu e faltë atë dhe e bashkoftë me të sinqertët, dëshmorët dhe të mirët.
Më parë kishin disa incidente. Disa janë dërguar në gjykatë dhe ai ishte deklaruar. Qëllimi im tani nuk është të kritikojë vendimet. Si gjithë të tjerët kam lexuar në lidhje me krimin politik. Unë pyes veten në qoftë se ne jetojmë në një vend me muslimanë?
Unë e konsideroj të jetë detyra ime për të sqaruar këtë çështje nga një perspektivë të duhur Islame në mënyrë që askush të mos ketë ndonjë justifikim më. Shpresojmë që Allahu të udhëzoj dikë nga këta Khauarixhë kriminel në mënyrë që ata mund të kthehen në fenë e tyre para se të jetë tepër vonë. Pyes veten se kë këta njerëz planifikojnë ta vrasin pas en-Nukrashit …
Në disa ajete Allahu (subhanehu ue te ala) ka kërcënuar ashpër që jetët e ndaluara të shuhen:
وَمَن يَقْتُلْ مُؤْمِنًا مُّتَعَمِّدًا فَجَزَآؤُهُ جَهَنَّمُ خَالِدًا فِيهَا وَغَضِبَ اللّهُ عَلَيْهِ وَلَعَنَهُ وَأَعَدَّ لَهُ عَذَابًا عَظِيمًا
”Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është xhehenemi në të cilin do të jetë përgjithmonë. Allahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur dënim të ashpër.” 2
I përket qartësisë Islame që injoranti e di këtë para të diturit. Ajeti flet për vrasjen me paramendim që ndodh në mes të njerëzve në incidente, vjedhje dhe të ngjashme ku vrasësi vret dhe e di se ai është duke bërë një mëkat të madh.
Për sa i përket vrasjeve politike për të cilat kemi dëgjuar shumë debate, ato janë edhe më të rënda, por ato janë çështje tjetër.
Kur vrasësi politik vret, ai ndihet i qetë dhe i kënaqur. Ai beson se veprimi i tij është i mirë. Për shkak të të gjitha propagandave të rreme ai mendon se është duke bërë diçka të lejueshme dhe duke kryer një detyrë Islame që të tjerët e kanë lënë pas dore. Një person i tillë është femohues i cili është përjashtuar nga Islami. Ai duhet të trajtohet si të gjithë renegatët e tjerë dhe të dënohet përgjatë gjykimit dhe ligjit sheriatik.
Ata janë Khauarixhë sikurse Khauarixhët e vjetër të cilët luftuan kundër sahabëve të dërguarit të Allahut ﷺ dhe kursyen paganët që pranuan se ata ishin kufarë. Ata ishin si Khauarixhët e sotëm, bile ishin më të mirë se këta. I dërguari i Allahut ﷺ i përshkroi ata përgjatë shpalljes madje edhe para se t’i shihte ata. Ai u tha sahabëve të tij:
”Ju do të nënvlerësoni namazin tuaj kur ata falen dhe agjërimin tuaj kur ata agjërojnë. Ata e lexojnë Kuranin pa kaluar poshtë fytit të tyre. Dalin nga feja ashtu siç del shigjeta nga gjahu.” 3
Ai ﷺ gjithashtu ka thënë:
”Kohën e fundit do të shfaqen disa njerëz të rinj në moshë, budallenj në intelekt. Ata citojnë fjalën më të mirë dhe lexojnë Kuranit pa kaluar poshtë fytit të tyre. Dalin nga feja ashtu siç del shigjeta nga gjahu. Vrisni ata në qoftë se i hasni. Ai që i vret ata do të shpërblehet nga Allahu në ditën e gjykimit.” 4
Hadithet në këtë temë janë të shumta dhe janë përcjellë nga shumë transmetues nga çdo gjeneratë. Ato janë prej gjërave të qarta në Islam. Ato tregojnë se ai i cili e konsiderojnë të lejueshme derdhjen e gjakut të ndaluar ka larguar mbrojtën që ia ofron Islami. Ky është pikërisht gjykimi i vrasjeve politike. Ato janë më të këqija se vrasja e qëllimshme që ndodh mes njerëzve. Një vrasës i tillë Allahu e fal me mirësinë e Tij dhe Ai mund të bëjë që dënimi i Tij të jetë një falje për mëkatin e tij. I tillë nuk është rasti me vrasësin politik që i përmbahet ideologjisë së tij deri në vdekje, mburret me të dhe mendon se kjo është një përpjekje heroike.
Është një tjetër hadith në lidhje me vrasjet politike që nuk mund të keqkuptohet. Ka pasur një debat politik mes ez-Zubejr ibn el-Auamit dhe Ali ibn Ebi Talibit i cili përfundoi me luftën e devesë. Një njeri shkoi tek Zubejri dhe i tha:
”A ta vras Aliun për ty?” Ai tha: ”Jo. A do ta vrasësh atë kur ai e ka ushtrinë e tij me vete?” Ai tha: ”Unë i i bashkohem atij dhe e vrasë pas shpine.” Zubejri i tha: ”Jo. I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
”Besimi frenon vrasjen pas shpine. Besimtari nuk vret pas shpine.” 5
Do të thotë besimi e frenon besimtarin në mënyrë që ai nuk bie në kufër. Ai që vret nuk është besimtarë.
Për sa i përket en-Nukrashit, Allahu e ka nderuar atë me martirizëm. Atij i jepet mirësia dhe lavdia e dëshmorëve nga Allahu. Ai vdiq në një mënyrë që ishte e dëshiruar nga shumë prej sahabëve të të dërguarit të Allahut ﷺ. Umer bin el-Khatabi e dëshiroi këtë dhe ajo iu dha sa që ai ka arritur një pozitë madhështore dhe një gradë të lartë tek Allahu.
Mëkati dhe turpi nuk është mbi supet e askujt tjetër përveç të këtyre Khauarixhëve vrasës që lejojnë derdhjen e gjakut të ndaluar dhe ata që i mbrojnë ata dhe duan të hedhin vendin tonë (Egjiptin) në të njëjtën humnerë si Evropa. Ky është motivimi i tyre, duke lejuar vrasjet politike ose duke zbutur dënimin e tyre. Ata nuk e dinë se çka bëjnë. Unë nuk dua t’i akuzojë ata se çfarë dijnë apo duan.
Usameh bin Ahmed Shakiri (rahimehullah) ka thënë:
”Pasi që ky artikull ishte botuar, ministria e brendshme zbuloi planet që ishin bërë për vrasjen e shejkh Ahmed Muhammed Shakirit. Ata përcaktuan policë që ruanin banesën e tij. Megjithatë, shejkhu kërkoi që banesa e tij të mos ruhej për shkak të të gjitha problemeve që lindën. Problemi më i madh ishte kur ministri i brendshëm aktual i Arabisë Saudite princi Najif bin Abdil-Azizi Alus-Su’ud erdhi për të vizituar shejkh Ahmed Muhammed Shakirin në shtëpinë e tij në Abasijjeh. Rojet nuk e lejuan atë të ngjitet lartë tek shejkhu. Kështu që unë zbrita tek princi dhe i kërkova ndjesë dhe e thirra që të vjen lartë tek babai. Pas kësaj rojet u hoqën nga banesa jonë.” 6
1 Shih: http://sv.wikipedia.org/wiki/Mahmoud_an-Nuqrashi_Pasha
2 4:93.
3 Muslimi (1/292).
4 Muslimi (1/293).
5 Ahmedi (1429).
6 Min A’lam-il-Asr, fq. 51.