Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

6.Rregullat për emërtimin e fëmiut në Arabin Saudite

Alameh Bekr bin Abdilah Ebu Zejd

Burimi: Tasmijet-ul-Meulud, fq. 6-7

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Më e çuditshme se kjo është se ju nuk mund të gjeni jomuslimanë që kanë emra që janë specifike për muslimanët. Kjo është krenaria e jomuslimanëve – edhe pse ajo është rezil. Ndërsa krenaria e muslimanit, është e lavdërueshme dhe është një domosdoshmëri. Atëherë pse ne duhet ta lëmë pas dore atë? Si mund t’i pasojmë armiqtë tanë? Si mund të pasojmë rrugën e tyre dhe të braktisim rrugën tonë? Vërtetë nuk ka ndryhim dhe forcë përveç prej Allahut, të Plotfuqishmit, të Urtit.

Përkundër këtyre shkarjeve dhe gabimeve, ka rregulla që e ndalojnë këtë invadim të huaj dhe e mbrojnë vijën. Para së gjithash, është Allahu (te ala) që duhet falënderuar dhe pastaj burrat që e mbrojë fenë dhe librin e Tij. Në zemër të Gadishullit Arabik, ka rregulla për emërtim të fëmiut:

1 – Ai duhet të jetë në përputhje me sheriatin.

2 – Është e ndaluar absolutisht për ti dhënë emra që nuk përputhen me sheriatin.

3 – Është e ndaluar të emërtuarit me emra të dyfishtë për shkak të mundësisë së konfuzionit.

4 – Pema familjare duhet të lidhet me “bin” (biri i) midis emrave.

Shpërndaje: