Autori i librit: Hafidh Ibn Haxher el-Askalani
Shpjegues: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Esh-Sherh el-Mukhtasar ala Bulugh-il-Maram
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Hafidh Ibn Haxher el-Askalani -rahimehullah- ka thënë:
2 – Ebu Said el-Khudri -radijAllahu anhu- tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
”Uji është pastrues; asgjë nuk mund ta ndotë atë.” 1
Transmetuar nga të tretë. Është bërë autentik nga Ahmedi.
Shpjegimi:
Pasi që autori -rahimehullah- përmendi ujin e detit në veçanti, ai përmendi ujin në përgjithësi. Uji i përmendur në hadith është pra i përgjithshëm. Tërë uji që del nga toka, ose zbret nga qielli, konsiderohet pastrues. Fjalët e hadithit se, “asgjë nuk mund të ndotë atë”, do të thotë se uji pastron dhe nuk ndotë dhe asgjë nuk mund ta ndotë atë. Nga ana tjetër, ka hadithe që pohojnë se uji, shija, ngjyra ose era e të cilit ndryshohen nga papastërtitë, bëhet i papastër. Në këtë rast nuk lejohet të pastrohesh me të. Nëse një ujë i tillë do të bjer në rrobat tuaja ose në trupin tuaj, detyrohesh që ta largosh atë sepse gjykimi është i lidhur me arsyet e tij. Kur uji ndryshohet nga papastërtia bëhet gjithashtu i papastër. Dhe kur papastërtia largohet, uji bëhet i pastër. A largohet ndryshimi për shkak të kohëzgjatjes ose sasisë së shtuar të ujit në mënyrë që uji të rifitojë qartësinë dhe pastërtinë e tij dhe të humbasë aromën dhe shijen, uji rimerr pastërtinë e tij.
Nëse uji i papastër i nënshtrohet një procesi kimik në mënyrë që papastërtitë të zhduken, uji rimerr pastërtinë e tij pas së cilës mund të përdoret për kultivim dhe çdo gjë tjetër. Gjykimi i përcaktuar sikurse u tha shoqërohet me arsyet e tij.
1 Ebu Daudi (66), Tirmidhi (66), en-Nesai (326) dhe Ahmedi (10735).