Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

6.Vetëm një mënyrë lejohet

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: Menhexh-ul-Anbija fid-Da’uah ila Allah, fq. 36-38

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Unë do ta trajtoj temën për Teuhid-ul-Uluhijeh për dy arsye:

1 – Sipas Kuranit kjo temë është më e rëndësishmja në thirrjen e të dërguarve. Konfliktet mes tyre dhe umeteve të tyre ishin rreth kësaj teme të veçantë. Ky konflikt me siguri zgjat edhe sot dhe ndoshta do të vazhdojë deri në ditën e gjykimit. Kështu Allahu sprovon dhe ngre trashëgimtarët e të dërguarve.

2 – Ky është devijimi më i rrezikshëm, më i rëndë dhe më i vështirë në të cilën kanë rënë muslimanët e të gjitha anëve. Si muslimanët e thjeshtë, dhe si ata të arsimuar kanë rënë në të. Prandaj le të përmendim thirrjen e profetëve në përgjithësi dhe të disa profetë në veçanti.

Allahu (te ala) ka thënë:

وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَّسُولاً أَنِ اعْبُدُواْ اللّهَ وَاجْتَنِبُواْ الطَّاغُوتَ

”Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni adhurimin e tagutit!” En-Nahl, 16:36

وَمَا أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ مِن رَّسُولٍ إِلَّا نُوحِي إِلَيْهِ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا أَنَا فَاعْبُدُونِ

”Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Meje, pra më adhuroni!”2

Pasi që Allahu (te ala) kishte përmendur disa profetë, Ai tha:

إِنَّ هَذِهِ أُمَّتُكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَأَنَا رَبُّكُمْ فَاعْبُدُونِ

 “Nuk ka dyshim umeti juaj është një umet dhe unë jam Zoti juaj, prandaj më adhuroni vetëm Mua.”3

يَا أَيُّهَا الرُّسُلُ كُلُوا مِنَ الطَّيِّبَاتِ وَاعْمَلُوا صَالِحًا إِنِّي بِمَا تَعْمَلُونَ عَلِيمٌ وَإِنَّ هَذِهِ أُمَّتُكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَأَنَا رَبُّكُمْ فَاتَّقُونِ

 “O ju të dërguar! Hani nga tajjibatet (ushqimet e bëra hallall e të ligjshme prej Allahut për ju) dhe punoni mirësi e drejtësi. Me të vërtetë që Unë jam i Mirënjohur e i Gjithëditur për gjithçka që ju punoni. Prandaj më keni frikë Mua!”4

Hafidh Ibn Kethiri ka thënë:

“Muxhahidi, Sa’id bin Xhubejr, Katadeh dhe Abdurr-Rrahman bin Zejd bin Eslam thanë:

وَإِنَّ هَذِهِ أُمَّتُكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً

 “Nuk ka dyshim, umeti juaj është një umet.”

“Do të thotë se feja juaj është një.”5

Domethënia e dy ajeteve u sqarua në sunnet kur profeti ﷺ tha:

“Padyshim që njeriu që është më i afërt me Isa bin Merjem në të dy jetët jam unë. Profetët janë vëllezër me nëna të ndryshme. Nënat e tyre janë të ndryshme por feja e tyre është një.”6

Allahu (te ala) ka thënë në lidhje me të dërguarit më të vendosur ﷺ:

شَرَعَ لَكُم مِّنَ الدِّينِ مَا وَصَّى بِهِ نُوحًا وَالَّذِي أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ وَمَا وَصَّيْنَا بِهِ إِبْرَاهِيمَ وَمُوسَى وَعِيسَى أَنْ أَقِيمُوا الدِّينَ وَلَا تَتَفَرَّقُوا فِيهِ

”Ai u përcaktoi juve për fe atë që ia pat përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. I porositëm të praktikojnë fenë e drejtë e kurrë të mos përçahen.”7

Kjo është thirrja e të gjithë profetëve sidomos të dërguarit më të vendosur. Ishin 124.000 profetë dhe të gjithë thirrën në një mënyrë, dhe vazhduan nga një pikënisje – nga teuhidi. Çështja më e madhe dhe themeli më i madh që iu shpall njerëzve (pavarësisht nga brezat, mjediset, vendet dhe epoka) ishte teuhidi. Kjo dëshmon se vetëm kjo mënyrë lejohet të përdoret kur njerëzit të thërrasin për tek Allahu dhe se të gjitha mënyrat e tjera janë të paligjshme.


2 21:25.

3 21:92.

4 23:51.

5 Tefsir el-Kur’an el-Adhim (5/365).

6 Bukhari (3443) dhe Muslimi (1837).

7 42:13.

8 Bukhari në ”et-Tarikh el-Kabir” (5/447), Ahmedi (5/178), Ibn Hibani (94) dhe Ebu Nu’ajm (1/166).

Shpërndaje: