Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

61.Teksteve (ajeteve dhe haditheve) duhet dorëzuar edhe nëse nuk e kuptojmë shpjegimin e tyre

Autor: Imam Ahmed bin Hanbel

Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 438-442

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:

“Profeti ka thënë:

“Ai që ka tre tipare është hipokrit.” 1

Kjo është thënë si frikësim. Ne i transmetojmë ato (hadithet) sikurse janë transmetuar pa i shpjeguar ato.

Ai ka thënë:

“Mos u ktheni pas meje në kufarë të devijuar të cilët vrasin njëri-tjetrin.” 2

“Kur dy muslimanë përplasen me shpatat e tyre edhe vrasësi edhe i vrari hyjnë në zjarr.” 3

“Fyerja e muslimanit është mëkat dhe luftimi kundër tij është mosbesim.” 4

“Ai që i thotë vëllaut të tij “O kafir”, ai ose është siç tha ai, ose i kthehet atij.” 5

“Është mosbesim ndaj Allahut heqja dorë nga përkatësia familjare edhe pse ajo është e parëndësishme.” 6

Këto hadithe dhe të ngjashme janë autentike dhe të sakta, ne duhet t’u nënshtrohemi edhe nëse nuk i kuptojmë ato. Ne nuk duhet të flasim për to, të polimizojmë rreth tyre ose t’i interpretojmë ato në një mënyrë që është e ndryshme nga ajo që janë transmetuar. Ne nuk duhet t’i refuzojmë ato vetëm se me diçka që ka më shumë të drejtë të pranohet.”

Shpjegimi

Pasi kemi përmendur se hipokrizia është të shfaqet Islami dhe të fshehet mosbesimi, ai përmendi hadithe në lidhje me cilësitë e hipokritëve. Imam Ahmedi bëri në këtë mënyrë një dallim në mes të dy llojeve të hipokrizisë. Ai tha:

“Profeti ka thënë:

“Ai që ka tre tipare është hipokrit.”

Kjo është thënë si qëllim frikësues. Ne i tregojmë ato sikurse janë transmetuar pa i shpjeguar ato.”

Do të thotë se i dërguari nuk e kishte për qëllim se ata janë hipokrit në besim që e fshehin mosbesimin në Allahun, engjëjt e Tij, në Librat e Tij, në të dërguarit e Tij dhe në ditën e fundit. Ky është një lloj tjetër i hipokrizisë që është përmendur me qëllim frikësimi. Kjo do të thotë se ai që posedon këto cilësi, ka cilësi të hipokritëve. Dijetarët e quajnë këtë lloj hipokrizi në vepër (nifak i vogël).

Profeti ka thënë:

“Ai që ka tre tipare është hipokrit; kur flet, gënjen, kur premton, e thyen premtimin dhe kur ai merr një përgjegjësi, ai mashtron.” 7

Në një transmetim tjetër thuhet:

“… kur ai debaton i kalon kufitë, kur jep besën, ai e thyen atë …”

Këto cilësitë e hipokritit janë një hipokrizi në vepër. Nuk do të thotë që ata pa tjetër ta fshehin mosbesimin. Prandaj, ai tha:

“Ai që i ka ato është hipokrit i vërtetë.”

Ai mund të jetë hipokrit njëqind për qind. Ai gjithashtu mund të zotërojë hipokrizinë në vepër. Megjithatë, ne duhet t’i shmangemi personit që thyen betimin, kur premton gënjen kur, betohet mashtron, kur merr një përgjegjësi tradhëton dhe kalon kufitë kur ai grindet. Ne duhet të mendojmë keq për të dhe të kemi kujdes prej tij, sepse ai ka cilësi të forta që karakterizojnë hipokritët e vërtetë. Ne nuk jemi të sigurt se ai me të vërtetë është i tillë, por ne jemi të kujdesshëm me të.

Ne përmendim hadithet e hipokrizisë pa përcaktuar se ata që kanë ato cilësi janë kufarë. Ne ndalohemi nga gjykimi në këtë çështje. Disa prej selefëve kanë thënë se ata nuk i shpjegojnë hadithet e ngjashme. Të tjerë prej selefëve i shpjeguan ato për t’i refuzuar Khauarixhët. Khauarixhët besojnë se dikush që ka një nga këto cilësi është hipokrit njëqind për qind. Në këtë mënyrë ata bëjnë tekfir mbi njerëzit. Ne nuk e bëjmë këtë.

Një rrugë tjetër është që t’i përmendim ato në mënyrë frikësuese. Në qoftë se ne hasim në një diskutim lidhur me këto cilësi, ne sqarojmë se ato janë hipokrizi në vepër dhe mosbesim i vogël. Sepse ka mosbesim të madh dhe të vogël. Ka edhe hipokrizi të madhe dhe hipokrizi të vogël. Ka idhujtari të madhe dhe idhujtari të vogël. Një tjetër alternativë është që ne hasim në diskutim me Khauarixhët ekstrem. Këtu ne duhet të japim detaje dhe të themi se këto cilësi janë mosbesim i vogël. Dhe nëse ne shohim masën e gjerë duke rënë në këto mëkate ne i përmendim hadithet në mënyrë jo të detajuar për t’i frikësuar ata.

Ky është me sa duket besimi i Ahmedit (rahimehullah). Dëshmi për këtë është e gjitha që është përmendur. Ai dalloi nga Khauarixhët dhe ishte një nga ata që i luftoi ata në mënyrën më të ashpër. Ata përdorin hadithe të ngjashme për të bërë tekfir mbi mëkatarët. Ehl-us-Sunneti nuk bëjnë tekfir mbi mëkatarët. Për shembull, profeti ka thënë:

“Mos u ktheni pas meje në kufarë të devijuar të cilët vrasin njëri-tjetrin.”

Khauarixhët e përdorin këtë hadith për të bërë tekfir. Ehl-us-Sunneti thonë se ky nuk është aspak argument për këtë.

Allahu (tebareke ue te ala) ka thënë:

وَإِن طَائِفَتَانِ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ اقْتَتَلُوا فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا فَإِن بَغَتْ إِحْدَاهُمَا عَلَى الْأُخْرَى فَقَاتِلُوا الَّتِي تَبْغِي حَتَّى تَفِيءَ إِلَى أَمْرِ اللَّهِ فَإِن فَاءتْ فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا بِالْعَدْلِ وَأَقْسِطُوا إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُقْسِطِينَ إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ فَأَصْلِحُوا بَيْنَ أَخَوَيْكُمْ وَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ

”Nëse dy grupe besimtarësh tentojnë të luftojnë ndërmjet vete, ju pajtoni ata, e në qoftë se ndonjëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë luftojeni atë grup që vërsulet me pa të drejtë, derisa t’i bindet udhëzimit të Allahut, e nëse kthehet, atëherë me drejtësi bëni pajtimin ndërmjet tyre, mbani drejtësinë, se vërtet Allahu i do të drejtit. S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kini frikë Allahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti).” 8

Ai dëshmoi për besimin dhe vëllazërinë në besim mes tyre edhe pse ata luftuan kundër njëri-tjetrit. Por ai që e lufton një musliman duke besuar se kjo është e lejuar atëherë është kafir. Dhe në qoftë se ai e sheh të ndaluar për të vrarë një musliman, por megjithatë e bënë këtë nga epshi, qëllimi, urrejtja apo të ngjashme, atëherë veprimi është i ndaluar pa qenë kundërvajtësi kafir. Në këtë rast është mosbesimi i vogël dhe është mosbesim në vepër, i cili nuk e nxjerr vrasësin nga feja. Kështu, i shpjeguan Ebu Ubejdi, Ibnu Tejmijeh dhe imamët e tjerë këto hadithe për të cilat janë lidhur Khauarixhët për të bërë tekfir mbi muslimanët mëkatarë të cilët bien në zina, në abuzimin e alkoolit, në vrasje, në grindje dhe të ngjashme. Ehl-us-Sunneti shpjegon këto hadithe sikurse thamë.

E njëjta gjë vlen për hadithin:

“Zinaqari nuk bën zina ndërsa ai është besimtarë, konsumuesi i alkoolit nuk pi alkool ndërsa ai është besimtar, vjedhësi nuk vjedh ndërsa ai është besimtar dhe plaçkitësi nuk plaçkit në mënyrë që njerëzit të ngrenë vetullat e tyre ndërsa ai është besimtar.” 9

Një person i tillë duhet ose të dënohet me gurëzim ose të fishkëllohet. Në qoftë se ai kishte qenë kafirë, ai do të ishte përfshirë nga fjalët e profetit :

“Vritne atë që e ndërron fenë e tij.” 10

Personi i tillë duhet të ekzekutohet vetëm. Së pari, kërkohet që të pendohet. Ai ose pendohet ose ekzekutohet si renegat dhe jo si mëkatar.

Dora e hajdutit duhet të pritet si dënim.

Allahu (te ala) ka thënë:

وَالسَّارِقُ وَالسَّارِقَةُ فَاقْطَعُواْ أَيْدِيَهُمَا جَزَاء بِمَا كَسَبَا نَكَالاً مِّنَ اللّهِ وَاللّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ

”Vjedhësit dhe vjedhëses prejuani duart (në kyç), si shpagim i veprës që bënë, (kjo masë është) dënim nga Allahu. Allahu është i Plotfuqishëm, Ligjdhënës i Urtë.” 11

Po të kishte bërë vjedhësi kufër ai do të ekzekutohej dhe jo vetëm t’i pritet dora.

I tërë Sheriati duhet të pranohet. Dëshmitë duhet të bashkohen. Por ata zemrat e të cilëve kanë devijuar pasojnë gjërat në Kuran që janë më pak të paqarta, kur ata përpiqen për të mbjellë përçarje dhe konfuzion duke interpretuar kuptimin e tyre të brendshëm. Ehl-us-Sunneti shkojnë pas asaj që është e qartë dhe ato më pak të qartat ia referojnë dëshmive të qarta. Ata marrin këto tekste më pak të qarta, ia referojnë ato teksteve të qarta dhe i kombinojnë ato. Ata nuk i bashkojnë ato me njëra-tjetrën, sikurse veprojnë Khauarixhët, Murxhiat, Mutezilitë dhe pasuesit e bidateve. Pasuesit e bidateve kapen pas një teksti më pak të qartë dhe pastaj fillojnë të ndërtojnë një bidat rreth tij. Pastaj ata bëjnë tekfir mbi muslimanët apo të ngjashme. Dijetarët dituria e të cilëve është e kalitur dhe e rrënjosur thellë, bashkojnë mes argumenteve në mënyrë që ata të mund të praktikojnë ato të gjitha. Prandaj, ne themi se bëhet fjalë për mosbesim të vogël në këto tekste. Ndonjëherë ne kemi të drejtë të themi vetëm se ato janë mosbesim, por ne besojmë se ato janë mosbesim i vogël.

Mosbesimi i madh është për shembull të përgënjeshtrohet Allahu apo i dërguari i Tij , ose të fyehet Allahu dhe i dërguari , ose të mohosh diçka të njohur në Islam, të mohosh një nga shtyllat e Islamit sikurse namazin, agjërimin dhe zekatin, të mohosh engjëjt, xhenetin ose xhehnemin dhe të ngjashme. Këto janë mosbesim i madh që përjashton mbajtësin e tij nga feja. E njëjta gjë vlen për shakanë në lidhje me Allahun dhe të dërguarin e Tij , neglizhon të vërtetën ose ka qëndrim arrogant ndaj saj. Të gjithë këta faktorë janë mosbesim që e përjashtojnë mbajtësin e tyre nga Islami, ndërsa mëkatet e përmendura në hadithin e mëparshëm janë në formën e mosbesimit të vogël.

Profeti tha:

“Ai që i thotë vëllaut të tij “O kafir”, ai ose është siç tha ai, ose i kthehet atij.”

Ky është mosbesimi i vogël. Përjashtimi i vetëm është nëse ai beson se feja muslimane është mosbesim prandaj ai bën tekfir mbi të, në këtë rast personi është kafir. Mendimi i tij është mosbesim. Por në qoftë se ai bën tekfir mbi të vetëm nga zemërimi për shkak të mospajtimit apo edhe ndonjë arsye tjetër, atëher ky nuk është mosbesim i madh. Ky është mosbesim i vogël. Ti gjithmonë mund të qortosh vëllanë tënd pa bërë tekfir mbi të.

Imam Ahmedi ka thënë:

“Këto hadithe dhe të ngjashme janë autentike dhe të sakta, ne duhet t’u dorëzohemi edhe pse nuk i kuptojmë ato.”

Këtë e tha Ahmedi nga butësia. Ndoshta ai kishte për qëllim masën e gjerë të cilët nuk i kuptojnë ato; ata duhet t’u dorëzohen atyre në të gjitha rastet. Sa për dijetarët me dije të kalitur dhe të rrënjosur thellë sikurse Ahmedi (rahimehullah), kështu që ata i shpjegojnë sipas besimit të Ehl-us-Sunnetit. Ai i luftoi Khauarixhët të cilët kapën për këto tekste dhe i luftoi Murxhiat që u kapën për tekstet që flasin për shpërblimin. Ai i luftoi të gjitha sektet gje që dëshmon se ai ishte një udhëheqës në sunnet. Ai (rahimehullah) e dinte se çfarë do të thonë këto hadithe.


1 Bukhari (33) dhe Muslimi (59).

2 Bukhari (121) dhe Muslimi (65).

3 Bukhari (31) dhe Muslimi (2888).

4 Bukhari (48) dhe Muslimi (64).

5 Bukhari (6104) dhe Muslimi (60).

6 Ahmedi (2/215). I mirë sipas Albanit në ”Sahih-ul-Xhami” (4485).

7 Bukhari (33) dhe Muslimi (59).

8 49:9-10.

9 Bukhari (2475) dhe Muslimi (57).

10 Kush i zbaton gjykimet dhe dënimet e Sheriatit? Shih: https://www.perlatmuslimane.com/kush-i-zbaton-gjykimet-dhe-denimet-e-sheriatit/

11 5:38.

Shpërndaje: