Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ali bin Ebi Talibi -radijAllahu anhu- ka thënë:
“Llojet e durimit janë tre:
1.Durimi gjatë fatkeqësive dhe sprovave.
2.Durimi në lidhje me kryerjen e obligimeve fetare.
3.Durimi për t’u distancuar nga mëkatet.
Ai që duron me fatkeqësinë derisa ta largojë atë me ngushëllim të mirë fiton 300 shpërblime. Ai që duron me kryerjen e obligimeve fetare fiton 600 shpërblime. Ai që duron për t’u distancuar nga mëkatet fiton 900 shpërblime.”
Mejmun bin Mahran ka thënë: “Durimi është dy llojesh:
Është mirë që të durosh me fatkeqësitë dhe është edhe më mirë që të durosh me distancimin nga mëkatet.”
El-Xhunejd -rahimehullah- u pyet se çfarë do të thotë durimi.
Ai u përgjigj: “Është që të gëlltitësh të hidhurën pa rrudhur fytyrën.”
El-Fudejl bin Ijadi tha në lidhje me fjalët e Allahut -te ala-:
“E do t’u thonë: “Shpëtimi qoftë mbi ju, për durimin që keni treguar (në jetën e kësaj bote)! Sa vendbanim i bukur që është ky!” Er-Rad, 13:24
“Ata duruan në lidhje me kryerjen e obligimeve fetare dhe me distancimin nga mëkatet.”
Kjo do të thotë se ai i konsideronte fatkeqësitë prej kryerjes së obligimeve fetare.
Ebus-Sefer ka thënë: “Kur Ebu Bekri -radijAllahu anhu- u sëmur, njerëzit e vizituan atë.
Ata i thanë: “A mos ta sjellim një mjek?”
Ai tha: “E kam takuar Atë.”
Ata i thanë: “Çfarë të tha?”
Ai u përgjigj: “Ai më tha: “Unë veprojë atë që dëshirojë.”
Ali bin Ebi Talibi -radijAllahu anhu- ka thënë: “Vërtetë që durimi është prej besimit. Pozita e tij në raport me besimin është si koka me trupin.” Pastaj ai e ngriti zërin dhe tha: “Me të vërtetë, ai që nuk ka durim nuk ka besim.”
Hasan El-Basri -rahimehullah- ka thënë: “Durimi është një nga thesaret e mirësisë të cilin Allahu ai jep vetëm robit të Tij fisnik.”
Umer bin Abdul-Azizi -rahimehullah- ka thënë: “Nuk ka begati që Allahu ia jep robit dhe pastaj ia merr atë dhe ia zëvendëson me durim, vetëm se kjo është më e mirë sesa ajo që ka humbur.”
Amr bin Kais -rahimehullah- ka thënë për fjalët e Allahut:
”Durimi është gjëja më e mirë.” Jusuf, 12:18
“Të jesh i kënaqur me fatkeqësinë dhe i nënshtruar.”
Hasani -rahimehullah- ka thënë: “Të durosh pa u ankuar.”
Katadeh -rahimehullah- ka thënë në lidhje me fjalët e Allahut në lidhje me Jakubin ﷺ:
“U largu prej tyre dhe tha: Oh, i mjeri unë për Jusufin. Sytë iu zbardhën prej pikëllimit dhe e pushtoi trishtimi.” Jusuf, 12:84
“Dhembjen e mbante në veten e tij dhe nuk tha asnjë fjalë të vetme të keqe. Ai fliste vetëm mirë.”
El-Hasan -rahimehullah- ka thënë: “Se ai ishte plot pikëllim do të thotë se ai duroi.”
Junus bin Zejdi -rahimehullah- ka thënë: “E pyeta Rabi’ah bin Ebi Abdirr-Rrahman në lidhjet me durimin më të madh.
Ai tha: “Që ai ta konsideroj ditën e fatkeqësisë sikurse ditën para saj.”
Kajs bin El-Haxhaxh -rahimehullah- ka thënë në lidhje me fjalët e Allahut:
“Prandaj, duro, me durim të hijshëm.” El-Mearixh, 70:5
“Në mënyrë që të mos mund ta njohësh të goditurin me fatkeqësi në mesin e tjerëve.”