Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

60.Durim deri në vdekje

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Dije, Allahu të mëshiroftë, se përderisa personi i moshës madhore që është musliman përgjegjës për veprimet e tij që jeton në këtë botë dhe lapsat shkruajnë çdo gjë në lidhje me të, ai ka nevojë të jetë i durueshëm në çdo situatë.

Nëse ai urdhërohet, duhet t’i nënshtrohet urdhrit dhe të durojë. Nëse i ndalohet diçka, duhet t’i shmanget ndalimit dhe të durojë. Nëse e godet ndonjë fatkeqësi, duhet të durojë. Në qoftë se i jepet një begati, duhet të falënderoj për të dhe të durojë. Përderisa njeriu është në këto situata të pashmangshme, ai duhet të durojë deri në vdekje.

Nëse dikush shtron pyetjen në rast se a duhet duruar me begatitë, përgjigja është po. Begatitë janë një sprovë.

Allahu -te ala- ka thënë:

”Për sa i përket njeriut, kur Zoti i tij e sprovon atë, duke e ngritur lart dhe duke i dhënë mirësi, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar.El-Fexhr, 89:15

 “Ne do t’ju vëmë në provë ju, derisa t’i njohim ata midis jush, që luftojnë (në rrugën e drejtë) dhe durojnë, e derisa të provojmë ato që thuhen për veprat tuaja.” Muhamed, 47:31

 “Por kur e sprovon atë duke ia ngushtuar mjetet e jetesës, ai thotë: “Zoti im më ka poshtëruar.” El-Fexhr, 89:15

Allahu -te ala- i sprovon robërit e Tij me pasuri dhe varfëri për të parë kush përpjeket, kush falënderon dhe kush duron me sprovat e Tij. Në të njëjtën mënyrë Ai i sprovon robërit e Tij me fatkeqësi dhe sëmundje në mënyrë që t’i pastrojë ata nga mëkatet dhe prapësitë.

Shpërndaje: