Imam Muhammed bin Muhammed el-Hanbeli el-Menbaxhi
Burimi: ”Teslijetu Ehlil-Mesaib” fq. 143
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Dije, Allahu të mëshiroftë, se përderisa personi i moshës madhore që është musliman përgjegjës për veprimet e tij që jeton në këtë botë dhe lapsat shkruajnë çdo gjë në lidhje me të, ai ka nevojë të jetë i durueshëm në çdo situatë.
Nëse ai urdhërohet, duhet ti nënshtrohet urdhrit dhe të durojë me të. Nëse i ndalohet diçka, ai duhet ti shmanget ndalimit dhe të durojë me të. Nëse ndodh që të ketë një fatkeqësi ai duhet të durojë me të. Në qoftë se i jepet një begati ai duhet të falënderoj për të dhe të durojë me të. Përderisa njeriu është në këto situata të pashmangshme, ajo duhet të durojë deri në vdekje.
Nëse dikush shtron pyetjen në rast se a duhet duruar me begatitë, përgjigja është po. Begatitë janë një sprovë.
Allahu (Te ala) ka thënë:
فَأَمَّا الْإِنسَانُ إِذَا مَا ابْتَلَاهُ رَبُّهُ فَأَكْرَمَهُ وَنَعَّمَهُ فَيَقُولُ رَبِّي أَكْرَمَنِ
”E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar!”1
وَلَنَبْلُوَنَّكُمْ حَتَّى نَعْلَمَ الْمُجَاهِدِينَ مِنكُمْ وَالصَّابِرِينَ وَنَبْلُوَ أَخْبَارَكُمْ
“Ne do t’u sprovojmë juve, derisa t’i njohim (të dihen konkretisht) luftëtarët dhe ata që ishin të qëndrueshëm nga mesi juaj, po edhe do t’i sprovojmë veprat tuaja.”2
وَأَمَّا إِذَا مَا ابْتَلَاهُ فَقَدَرَ عَلَيْهِ رِزْقَهُ فَيَقُولُ رَبِّي أَهَانَنِ كَلَّا
“Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: “Zoti im më ka nënçmuar!”3
Kjo do të thotë se nuk është fare në këtë mënyrë. Allahu (Te ala) i sprovon robërit e Tij me pasuri dhe varfëri për të parë kush është duke u përpjekur, falënderuar dhe duruar me sprovat e Tij. Në të njëjtën mënyrë Ai i sprovon robërit e Tij me fatkeqësi dhe sëmundje në mënyrë që ti pastrojë ata nga mëkatet dhe prapësitë.
1 89:15
2 47:31
3 89:16