Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Robi ka nevojë të ketë durim në tre raste:
1 – Para se të fillosh adhurimin duhet të përmirësosh nijetin dhe të jesh i sinqertë, dhe të vendosësh të zbatosh urdhrin dhe t’i shpëtosh syefaqësisë.
2 – Gjatë adhurimit duhet duruar për të mos rënë në ekstremizëm apo në neglizhencë. Gjatë adhurimit duhet të mendosh për nijetin dhe të qëndrosh i fokusuar në të Adhuruarin. Robit i nevojitet durimi për të përmbushur shtyllat, kushtet, obligimet dhe rekomandimet e adhurimeve.
3 – Pas adhurimit duhet të sigurohesh që të shmangësh çdo gjë që ta asgjëson adhurimin.
Allahu -te ala- ka thënë:
”O besimtarë! Mos i çoni dëm lëmoshat tuaja duke ua kujtuar ato (atyre që ua keni dhënë) dhe duke fyer, siç vepron ai që e shpenzon pasurinë e vet sa për sy e faqe.” El-Bekare, 2:264
Gjëja më e dobishme që robi mund të arrijë është që të ketë durim në ruajtjen e adhurimit pasi ta ketë kryer atë. Ky është kuptimi i fjalëve të shejkh Islam Ibnu Tejmijes.