Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

63. Durimi i robit me adhurimin

Imam Muhammed bin Muhammed el-Hanbeli el-Menbaxhi 

Burimi: ”Teslijetu Ehlil-Mesaib” fq. 143-144

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Robi ka nevojë të ketë durim në tre raste:

1 – Para se të fillojë ibadetet, duke e përmirësuar nijetin dhe të jetë i sinqertë, dhe vendos që të përmbushë urdhrin dhe t’u ikë shkaqeve të syefaqësisë.

2 – Durimi gjatë ibadetit, ku duhet t’i përmbahet durimit në rastin e shkaqeve të ekstremitetit apo neglizhencës. Gjatë ibadetit ai duhet të mendojë për nijetin e tij dhe të qëndrojnë i fokusuar në të Adhuruarin. Robit i nevojitet durimi për të përmbushur shtyllat, kushtet, obligimet dhe sunnetet e ibadetit.

3 – Durimi pas kryerjes së ibadetit, atëherë ai duhet të ketë kujdes që t’u shmanget çdo gjëje që e asgjëson ibadetin.

Allahu (te ala) ka thënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ لاَ تُبْطِلُواْ صَدَقَاتِكُم بِالْمَنِّ وَالأذَى

”O ju që besuat, mos i prishni sadakat tuaja me të krenuar e me ofendim, siç bën ai që e jep pasurinë e vet sa par sy e faqe të njerëzve.” 1

Gjëja më e dobishme që robi mund të arrijë është që të ketë durim për të ruajtur ibadetin e tij pasi ai është kryer. Ky është kuptimi i fjalëve të Shejkh Islam Ibnu Tejmijes.


1 2:264

Shpërndaje: