Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akideh et-Tahauijjeh, fq. 73-74
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
Një dëshmi tjetër janë fjalët e Allahut (subhanehu ue te ala):
لِّلَّذِينَ أَحْسَنُواْ الْحُسْنَى وَزِيَادَةٌ
“Ata që bëjnë vepra të mira do të kenë shpërblimin më të mirë, madje edhe më tepër.” Junus, 10:26
Profeti ﷺ e sqaroi këtë ajet dhe tha:
E mira është xheneti. Ndërsa edhe më tepër, është shikimi në fytyrën e Allahut Bujar.”
Allahu (te ala) ka thënë:
لَهُم مَّا يَشَاؤُونَ فِيهَا وَلَدَيْنَا مَزِيدٌ
“Ata aty kanë çka të dëshirojnë, e te Ne ka edhe më shumë.” 3
Do të thotë shikimi në fytyrën e Allahut bujar.
1 10:26
2 Ahmedi (4/332), Muslimi (181) dhe Tirmidhi (2558).
3 50:35