Autor: Imam Ahmed bin Hanbel
Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 445
Përktheu: Valdet Gashi
Ne përfunduam me këtë shpjegim të shpejtë, elhamduliLah. Unë shpresoj që të kemi përfituar. Urdhëroj veten time dhe ju që ta kemi frikë Allahun, të veprojnë sinqerisht për Të, të kujdesemi për kërkimin e dijes me seriozitet dhe t’i përmbahemi Librit të Allahut dhe sunnetit të të dërguarit të Allahut ﷺ dhe metodologjisë së selefëve.
Unë ju këshilloj që ta mësoni përmendësh këtë libër madhështorë që është i vogël në madhësi por me vlerë të madhe. Unë ju këshilloj që ta mësoni përmendësh atë dhe ta kuptoni atë. Bazuar në të, ju kaloni në librat më të thella lidhur me besimin, të cilat janë shkruar nga paraardhësit tanë (rahimehumullah). Ata e dinin se sa e rëndësishme është çështja e besimit dhe këto parime madhështore. Kjo tashmë është deklaruar nga Ahmedi, se atij të cilit i mungon ndonjë nga këto parime përjashtohet nga Ehl-us-Sunneti. Ju mund të lejoni që këto parime të përbëjnë një kriter mes një sunniu të vërtetë dhe një bidatçiu edhe pse ai beson dhe thotë se ai është nga Ehl-us-Sunneti.
Këto parime kullojnë dhe bëjnë ndarjen mes Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit dhe të tjerëve. Ju e dini se një nga parimet e tyre janë dashuria dhe urrejtja për hir të Allahut, urrejtja e pasuesve të bidateve dhe paralajmërimi ndaj tyre. Një numër i madh i imamëve e kanë cituar dhe konfirmuar këtë parim.
I lutemi Allahut të na bëjë të qëndrueshëm ne dhe ju në fenë e Tij dhe në rrugën e të dërguarit të Tij ﷺ, dhe të na bëjë që t’i përmbahemi parimeve të cilat ky imam i ka shkruar në këtë libërth, që është i vogël në madhësi dhe me vlerë madhështore.
Allahu na udhëzoftë në atë që Ai e do dhe nga ajo që Ai kënaqet dhe na bëfte stabil në sunnet dhe në udhëzim. Zoti ynë i dëgjon lutjet. Unë po e lë fenë dhe besueshmërinë tuaj në kujdesjën e Allahut.