Autor: Imam Muhammed bin Abdul-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 178-179
Përktheu: Valdet Gashi
Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdul-Uehab -rahimehullah- ka thënë:
1 – Xhundub bin Abdullahi -radijAllahu anhu- transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
”Një njeri tha: ”Vallahi, Allahu nuk do ta falë filanin!” Allahu azze ue xhel tha: ”Kush është ai që betohet në Mua se Unë nuk do ta falë filanin? Unë e kam falur atë dhe kam asgjësuar veprat tua (e betuesit).” Transmeton Muslimi (2621).
2 – Në hadithin e Ebu Hurejrës thuhet se ai njeri ishte një njeri i zellshëm në adhurim. Ebu Hurejra tha:
”Ai tha një fjalë që ia shkatërroi dynjanë dhe ahiretin.”
Shpjegimi:
Kapitulli tregon një kërcënim. Betimi në emër të Allahut është një guxim i pamatur, një teuhid i mangët dhe një besim i dobët.
1 – Xhundub bin Abdullahi -radijAllahu anhu- transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
”Një njeri tha: ”Vallahi, Allahu nuk do ta falë filanin!” Allahu azze ue xhel tha: ”Kush është ai që betohet në Mua se Unë nuk do ta falë filanin? Unë e kam falur atë dhe kam asgjësuar veprat tua (e betuesit).” Transmeton Muslimi (2621).
Xhundubi gjithashtu mund të shqiptohet si Xhundab.
Hadithi paralajmëron në të betuarit në Allahun duke folur në emër të Allahut, në mënyrë që të betohet në Të se Ai nuk do të bëjë diçka sikurse të mos e falë një person të caktuar dhe gjëra të ngjashme. Kjo është e padrejtë dhe thënie e çoroditur. Kjo nuk është e lejuar sepse njeriu nuk e di se çfarë do të bëjë Allahu, e as nuk ka të drejtë mbi personin se a është ai mëkatar i madh. Detyra jote është që të lutesh për udhëzimin e tij. Është e mundur që Allahu ta falë atë pa e ditur ti këtë. Kjo dëshmon se sa e rrezikshme është gjuha. Është e detyrueshme për ta mbajtur atë nën kontroll dhe të mos flitet në këtë mënyrë që të mos mangësojë teuhidin dhe besimin.
2 – Në hadithin e Ebu Hurejrës thuhet se ai njeri ishte një njeri i zellshëm në adhurim. Ebu Hurejra tha:
”Ai tha një fjalë që ia shkatërroi dynjanë dhe ahiretin.”
Ajo që e shtyu të flasë në këtë mënyrë të keqe ishte xhelozia e tij për adhurim. Kjo dëshmon se personi mund të goditet nga një xhelozi e rreme dhe shkatërruese, prandaj ai merr guximin të betohet në Allahun duke folur në emër të Allahut. Ndoshta ai është xheloz dhe urdhëron për të mirë dhe ndalon nga e keqja pa dije. Ndoshta ai ndalon të keqen pa dije. Prandaj është e detyrueshme që t’i përmbahemi frerëve të ligjësuar në lidhje me ndalesat dhe t’i kemi në konsideratë kufijtë e Allahut.
Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- ka thënë: Sepse ishte thënie e rrezikshme.
Hadithi thotë:
“Vërtet, njeriu mund të thotë një fjalë të cilës nuk i kushton rëndësi (vëmendje), e si shkak i saj hidhet në xhehenem në një distancë më të largët sesa ajo mes lindjes dhe perëndimit.”
Transmeton Bukhari (6477) dhe Muslimi (2988).
Në një tjetër formulim thuhet:
“Vërtet, njeriu mund të thotë një fjalë që e hidhëron Allahun, nuk mendon se është aq e rrezikshme, por ajo fjalë bëhet shkak që Allahu ta urrejë atë person deri në ditën kur do ta takojë (ditën e gjykimit).”
Transmeton Maliku (1781), Tirmidhi (2319), Ibn Maxheh (3969) dhe Hakimi (137). Autentik sipas Albanit në ”es-Sahihah (888)”.