“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

65.Nuk i kërkohet Allahut të ndërmjetësojë te krijesat e Tij

Autor: Imam Muhammed bin Abdul-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 180

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdul-Uehab -rahimehullah- ka thënë:

1 – Xhubejr bin Mutim -radijAllahu anhu- ka thënë:

”Një beduin erdhi te profeti ﷺ dhe i tha: ”O i dërguari i Allahut! Njerëzit po shkatërrohen, fëmijët i ka kapluar uria, pasuritë po zhduken dhe bagëtitë po na shuhen, prandaj kërkoji Zotit tënd të na sjellë shi. I kërkojmë Allahut të ndërmjetësojë tek ti, dhe të kërkojmë ty të ndërmjetësosh tek Allahu.

Profeti ﷺ tha: ‘Subhan-Allah, Subhan-Allah!’ Vazhdoi të thoshte ‘Subhan-Allah’ derisa efekti i saj ishte i dukshëm në fytyrat e shokëve të tij.

Pastaj tha: ‘I mjeri ti! A e di kush është Allahu? Madhështia e Allahut është më e madhe se aq! Me të vërtetë pozita e Allahut është më e madhe. Nuk i kërkohet Allahut që të ndërmjetësojë tek asnjë nga krijesat e Tij.”

Transmeton Ebu Daudi (4726) dhe Tabarani në ”el-Mu’xhem el-Kebir (1547)”. I dobët sipas el-Albanit në ”Da’if Sunen Ebi Daud (1017)”, i mirë sipas Ibnul-Kajimit në “Mukhtasar-us Saua’ik el-Murseleh (3/1068)”. 

Shpjegimi:

Autori përmendi këtë kapitull sepse bëhet fjalë për plotësimin e teuhidit dhe besimit. Kjo që është përmendur në hadith shpie në idhujtari, e cila është që t’i kërkosh Allahut që të ndërmjetësojë tek krijesat e Tij. Allahu është më Madhështorë se kaq. Pra nuk duhet t’i kërkohet Allahut që të ndërmjetësojë tek krijesat e Tij, nuk thuhet:

”I lutem Allahut që të ndërmjetësojë tek ti.”

I kërkohet njeriut që të ndërmjetësojë tek njeriu duke thënë:

”I lutem filanit dhe filanit që të ndërmjetësojë për ty (për ato gjëra që ka mundësi).”

Kjo është e padëmshme ndryshe nga ajo që t’i kërkohet Allahut që të ndërmjetësojë. Kjo nuk lejohet sepse Allahu është më i Fortë se kaq. Dhe në këtë rast ai për të cilin bëhet ndërmjetësimi është më i madh se vetë Ndërmjetësuesi (Allahu). Diçka e tillë nuk i përket Allahut i Cili është më i Madh se çdo gjë tjetër. Allahut duhet t’i lutemi me anë të emrave dhe cilësive të Tij.

1 – Xhubejr bin Mutim -radijAllahu anhu- ka thënë:

Një beduin erdhi te profeti ﷺ dhe i tha: ”O i dërguari i Allahut! Njerëzit po shkatërrohen, fëmijët i ka kapluar uria, pasuritë po zhduken dhe bagëtitë po na shuhen, prandaj kërkoji Zotit tënd të na sjellë shi. I kërkojmë Allahut të ndërmjetësojë tek ti, dhe të kërkojmë ty të ndërmjetësosh tek Allahu.

Profeti ﷺ tha: ‘Subhan-Allah, Subhan-Allah!’ Vazhdoi të thoshte ‘Subhan-Allah’ derisa efekti i saj ishte i dukshëm në fytyrat e shokëve të tij.

Pastaj tha: ‘I mjeri ti! A e di kush është Allahu? Madhështia e Allahut është më e madhe se aq! Me të vërtetë pozita e Allahut është më e madhe. Nuk i kërkohet Allahut që të ndërmjetësojë tek asnjë nga krijesat e Tij. 

Profeti tha: ”Subhan Allah”, këtë e thoshte në lidhje me ngjarje të mëdha, pozitive apo negative dhe të habitshme apo gjatë incidenteve të qortuara. Ka shumë shembuj të kësaj, siç është hadithi: “Dhatu Enuat”, hadithi: “Ky umet janë gjysma e banorëve të xhenetit” dhe hadithe të tjera.

Shpërndaje: