Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

65.Nuk ka shtyrje për ta parë Allahun

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akideh et-Tahauijjeh, fq. 75-76
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com 

Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

Për sa i përket argumenteve nga sunneti, ato janë aq të shumta saqë arrijnë gradën e haditheve muteuatir, siç ka thënë alameh Ibn-ul-Kajimi (rahimahullah) në “Hadil-Eruah ila Bilad-il-Afrah”. Njëri prej këtyre haditheve është fjala e të dërguarit të Allahut ﷺ:

Ju me të vërtetë do ta shihni Zotin tuaj sikurse e shihni hënën e plotë – nuk do të keni vështirësi ta shihni Atë. 1

Ju nuk do të keni nevojë të shtyheni me njëri-tjetrin për të parë Allahun (azze ue xhel). Të gjithë do ta shohin Zotin nga vendet e tyre përkatëse dhe askush nuk do të ketë nevojë të shtyhet me dikë tjetër ashtu sikurse të gjithë njerëzit mund ta shohin diellin dhe hënën pa u shtyrë ata me njëri-tjetrin. Zakonisht njerëzit shtyhen me njëri-tjetrin për të parë diçka më pak të dukshme në tokë por nëse ajo gjë është e ngritur, si dielli dhe hëna, shikimi i tyre arrihet pa u shtyrë me njerëzit e tjerë; të gjithë i shohin ato nga vendet e tyre përkatëse. Nëse ky është rasti me dy krijesa të tilla si dielli dhe hëna, atëherë ç’mund të thuhet në lidhje me Krijuesin (subhanehu ue te ala)?


1 Bukhari (554) dhe Muslimi (633).

Shpërndaje: