Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

66.Besimi i plotë në kaderin

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-Lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh El-Akidah El-Uasitijeh, fq. 99-102

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Ahmed Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:

Grupi i shpëtuar Ehl-us-Sunneh uel-Xhema’ah besojnë në kaderin (përcaktimin), si në të mirën ashtu edhe në të keqen e tij. Besimi në kaderin përbëhet nga dy nivele dhe secili nivel përbëhet nga dy pika:

1 – Besimi se Allahu (te ala) e di se çfarë bëjnë krijesat. Dituria e Tij është e përjetshme dhe Ai përshkruhet gjithmonë me të. Ai e dinte çdo gjë që do të ndodh me ta në lidhje me bindjen, mëkatet, rrizkun dhe exhelin e tyre. Më pas Ai shkroi kaderin e krijesave në pllakën e ruajtur. Kur Allahu e krijoi penën, Allahu i tha: ”Shkruaj!” Pena tha: “O Zot, çfarë të shkruaj?” Ai i tha: ”Shkruaj përcaktimin e gjithçkaje deri në ditën e gjykimit!”1

Ajo që e godet njeriun nuk mund t’i shpëtojë asaj, asaj që njeriu i shpëton ajo nuk mundet ta godas. Boja e shkrimit (të kaderit) është tharë dhe fletët janë mbyllur.

Allahu (te ala) ka thënë:

أَلَمْ تَعْلَمْ أَنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ مَا فِي السَّمَاء وَالْأَرْضِ إِنَّ ذَلِكَ فِي كِتَابٍ إِنَّ ذَلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرٌ

“S’ka fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë e shënuar në libër (Leuhi Mahfudh) më parë se ta krijojmë atë. Kjo për Allahun është vërtet e lehtë!”2

مَا أَصَابَ مِن مُّصِيبَةٍ فِي الْأَرْضِ وَلَا فِي أَنفُسِكُمْ إِلَّا فِي كِتَابٍ مِّن قَبْلِ أَن نَّبْرَأَهَا إِنَّ ذَلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرٌ

“Asnjë fatkeqësi nuk bie në tokë ose mbi ju që të mos jetë e shkruar në librin (e vendimeve në El-Leuh El-Mahfudh) para se Ne ta sjellim atë në zbatim.” Sigurisht që kjo për Allahun është e lehtë.” El-Hadid, 57:22

Ky përcaktim vjen nga dija e  Allahut (subhaneh). Ai e ka shkruar atë që Ai donte në pllakën e ruajtur. Kur Ai krijon trupin e njeriut (në barkun e nënës) dhe para se t’i jepet shpirti ia dërgon një engjëll dhe e urdhëron atë që të shkruaj katër gjëra: Rrizkun e tij, exhelin e tij, veprat e tij dhe dhe a do të jetë banor i xhenetit apo banor i zjarrit. Në të kaluarën ky përcaktim mohohej nga Kaderitë ekstrem. Në ditët e sotme mohohet vetëm nga disa.

Shpjegimi

Kjo temë i përket llojit më të vlefshëm të temave dhe është tema më përfshirëse lidhur me kaderin. Autori e ka shpjeguar atë në hollësi të cilën edhe Alameh Ibnul Kajimi e ka bërë në librin “Shifa-ul-Alil”.

Prej parimeve të besimit të Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit dhe prej tipareve të Grupit të Shpëtuar janë besimi në kaderin, në të mirën e tij dhe në të keqen e tij. Grupi i Shpëtuar domethënë beson në të mirën e tij dhe në të keqen e tij në të gjitha mënyrat.

Besimi në kaderin përbëhet nga dy nivele dhe secili nivel përbëhet nga dy pika. Pra besimi në kaderin përbëhet nga katër gjëra. Thuhet se kaderi përbëhet nga katër gradë; Ai që beson në të gjitha ka një besim të plotë në kaderin.

Grada e parë: Dituria. Allahu di gjithçka.

Grada e dytë: Shkrimi (Shkrimi në pllakën e ruajtur).

Grada e tretë: Dëshira. Ajo që dëshiron Allahu ndodh. Ajo që Ai nuk dëshiron nuk ndodh.

Grada e katërt: Krijimi dhe formimi. Allahu është Krijuesi i çdo gjëje. Allahu (subhanehu ue te ala) krijoi çdo gjë. Askush përveç Tij nuk krijon dhe mban (rendin/kontrollon). Këto janë katër gradët e kaderit.


1 Ahmedi (5/317), Ebu Daudi (4700) dhe Et-Tirmidhi (2155). Autentik sipas Albanit në ”Dhilal-ul-Xhennah” (1/48).

2 Haxh 22:70.

3 El-Hadid 57:22.

Shpërndaje: