Autor: Imam Muhammed bin Abdul-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 183-186
Përktheu: Valdet Gashi
Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdul-Uehab -rahimehullah- ka thënë:
1 – Allahu -te ala- ka thënë:
وَمَا قَدَرُوا اللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِ وَالْأَرْضُ جَمِيعًا قَبْضَتُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَالسَّماوَاتُ مَطْوِيَّاتٌ بِيَمِينِهِ
”Ata nuk e madhëruan Allahun ashtu siç meriton të adhurohet. Në ditën e kijametit, e tërë toka do të jetë në grushtin e Tij, ndërsa qiejt do të mbështillen në dorën e Tij të djathtë.” Zumer, 39:67
2 – Ibn Mesudi -radijAllahu anhu- ka thënë: “Një rabin erdhi te profeti ﷺ dhe tha: ‘O Muhammed! Ne lexojmë në Teurat se Allahu do t’i vendos shtatë qiejt mbi njërin gisht, shtatë tokat mbi njërin gisht, pemët mbi njërin gisht, dheun mbi njërin gisht, dhe të gjitha krijesat e tjera mbi njërin gisht, e pastaj thotë: ‘Unë jam Mbreti.’ Profeti ﷺ buzëqeshi saqë dhëmballët iu dukën si aprovim i fjalëve që tha rabini, pastaj lexoi ajetin:
وَمَا قَدَرُوا اللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِ وَالْأَرْضُ جَمِيعًا قَبْضَتُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَالسَّماوَاتُ مَطْوِيَّاتٌ بِيَمِينِهِ
”Ata nuk e madhëruan Allahun ashtu siç meriton të madhërohet. Në ditën e kijametit, e tërë toka do të jetë në grushtin e Tij, ndërsa qiejt do të mbështillen në dorën e Tij të djathtë.”
3 – Tek Muslimi (2786) thuhet:
”…i vendos malet dhe pemët mbi njërin gisht, pastaj i shkund ato dhe thotë: ”Unë jam Mbreti, Unë jam Allahu.”
Tek Bukhari (4811) thuhet:
”Allahu do t’i vendosë shtatë qiejt mbi njërin gisht, shtatë tokat mbi njërin gisht, pemët mbi njërin gisht, ujin dhe dheun mbi njërin gisht, dhe pjesën tjetër të krijimit mbi njërin gisht.
Ibn Umeri -radijAllahu anhuma- ka transmetuar se profeti ﷺ ka thënë:
”Allahu do të palos qiejt në ditën e gjykimit, do t’i merr ato në dorën e Tij të djathtë, e pastaj thotë: ”Unë jam Mbreti! Ku janë tiranët? Ku janë arrogantët? Pastaj Ai do të palosë shtatë tokat dhe do t’i marrë në dorën e Tij të majtë dhe thotë: ‘Unë jam Mbreti! Ku janë tiranët? Ku janë arrogantët?”
Transmeton Muslimi (2788).
Është transmetuar se Ibn Abbasi -radijAllahu anhuma- ka thënë:
“Shtatë qiejt dhe shtatë tokat në pëllëmbën e Rrahmanit (Mëshiruesit) janë si fara e sinapit në dorën tuaj.”
Ibn Xheriri tha: Junusi më tregoi: Ibn Uehb na njoftoi: Ibn Zejdi ka thënë: Babai im më ka treguar: I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
”Shtatë qiejt në krahasim me kursijnë janë si shtatë derahim (monedha argjendi) që hidhen në një parzmore.”
Ebu Dherri -radijAllahu anhu- tregoi se ai e ka dëgjuar të dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
”Kursija në krahasim me arshin është si një unazë hekuri që hidhet në një shkretëtirë.”
Hadithi është në Xhami-ul-Bejan (5/399), po ashtu e transmeton Ebush-Shejkh në ”el-Adhameh (2/587)”.
4 – Ibn Mesudi -radijAllahu anhu- ka thënë:
“Largësia ndërmjet qiellit të parë dhe të dytë është 500 vjet, ndërmjet çdo dy qiejve është 500 vjet, ndërmjet qiellit të shtatë dhe kursijsë është 500 vjet, ndërmjet kursijsë dhe ujit është 500 vjet, arshi është mbi ujë dhe Allahu është mbi arsh. Ai i di të gjitha veprat tuaja.”
Transmeton Ibn Mehdi nga Hamad bin Selemeh, nga Asim, nga Zirr, nga Abdullahi. Transmetim të ngjashëm transmetoi el-Mesudi, nga Ebu Ue’il, nga Abdullahi. Hafidh edh-Dhehebi -rahimehullah- ka thënë: ”Ky hadith është transmetuar përmes rrugëve të shumta.”
5 – El-Abbas bin Abdil-Mutalibi -radijAllahu anhu- transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“A e dini sa është largësia ndërmjet qiellit dhe tokës?”
Ne i thamë: “Allahu dhe profeti i Tij e dinë më mirë.”
Ai tha: “Ndërmjet tyre është 500 vjet largësi. Prej çdo qielli në qiellin tjetër është 500 vjet largësi. Hapësira e çdo qielli është 500 vjet largësi. Ndërmjet qiellit të shtatë dhe arshit është një det ku nga fundi i tij e deri në fillimin e tij është sa largësia ndërmjet qiellit dhe tokës (500 vite), ndërsa Allahu subhanehu ue te ala është mbi të. Ai i di të gjitha veprat e bijve të Ademit.”
Transmeton Ahmedi (1770), Ebu Daudi (4723), Tirmidhi (3320), Ibn Maxheh (193) dhe el-Hakim (3137). I dobët, sipas Albanit në ”Da’if-ul-Xhami (6093)”.
Shpjegimi
Ky është kapitulli i fundit i librit, dhe ky përfshinë të tre llojet e teuhidit.
1 – Allahu -te ala- ka thënë:
وَمَا قَدَرُوا اللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِ وَالْأَرْضُ جَمِيعًا قَبْضَتُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَالسَّماوَاتُ مَطْوِيَّاتٌ بِيَمِينِهِ
”Ata nuk e madhëruan Allahun ashtu siç meriton të madhërohet. Në ditën e kijametit, e tërë toka do të jetë në grushtin e Tij, ndërsa qiejt do të mbështillen në dorën e Tij të djathtë.”
Ky ajet dëshmon fuqinë madhështore të Tij dhe se Ai do të palos qiejt dhe tokën. Ai që posedon cilësi të tilla ka çdo të drejtë të adhurohet dhe t’i bindemi. Ai është që ka emra, cilësi dhe vepra të përsosura. Askush nuk i ngjan Atij, Ai nuk ka ortak dhe Ai nuk duhet të krahasohet me krijesat e Tij. Ai -subhanehu ue te ala- është i Fuqishëm për çdo gjë!
2 – Ibn Mesudi -radijAllahu anhu- ka thënë: “Një rabin erdhi te profeti ﷺ dhe tha: ‘O Muhammed! Ne lexojmë në Teurat se Allahu do t’i vendos shtatë qiejt mbi njërin gisht, shtatë tokat mbi njërin gisht, pemët mbi njërin gisht, dheun mbi njërin gisht, dhe të gjitha krijesat e tjera mbi njërin gisht, e pastaj thotë: ‘Unë jam Mbreti.’ Profeti ﷺ buzëqeshi saqë dhëmballët iu dukën si aprovim i fjalëve që tha rabini, pastaj lexoi ajetin:
وَمَا قَدَرُوا اللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِ وَالْأَرْضُ جَمِيعًا قَبْضَتُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَالسَّماوَاتُ مَطْوِيَّاتٌ بِيَمِينِهِ
”Ata nuk e madhëruan Allahun ashtu siç meriton të madhërohet. Në ditën e kijametit, e tërë toka do të jetë në grushtin e Tij, ndërsa qiejt do të mbështillen në dorën e Tij të djathtë.”
Rabin është dijetar i jehudëve.
Hadithi konfirmon cilësitë e Allahut dhe se Allahu -subhaneh- ka një dorë të djathtë dhe një dorë të majtë, dhe se ato të dyja janë duar të djathta, e cila përmendet në një hadith tjetër. Në aspektin e emërtimit një dorë quhet dorë e djathtë dhe tjetra e majtë, por në aspektin e kuptimit dhe madhështisë, ato që të dyjat janë të djathta dhe nuk ka asgjë përçmuese lidhur me to. Po ashtu hadithi konfirmon pëllëmbën e Allahut:
”Shtatë qiejt dhe shtatë tokat në pëllëmbën e Rrahmanit (Mëshiruesit) janë si fara e sinapit në dorën tuaj.”
5 – El-Abbas bin Abdil-Mutalibi -radijAllahu anhu- transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“A e dini sa është largësia ndërmjet qiellit dhe tokës?”
Ne i thamë: “Allahu dhe profeti i Tij e dinë më mirë.”
Ai tha: “Ndërmjet tyre është 500 vjet largësi. Prej çdo qielli në qiellin tjetër është 500 vjet largësi. Hapësira e çdo qielli është 500 vjet largësi. Ndërmjet qiellit të shtatë dhe arshit është një det ku nga fundi i tij e deri në fillimin e tij është sa largësia ndërmjet qiellit dhe tokës (500 vite), ndërsa Allahu subhanehu ue te ala është mbi të. Ai i di të gjitha veprat e bijve të Ademit.”
Këto hadithe flasin për cilësitë e Allahut dhe për lartësimin e Tij. Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati janë të bashkuar se Allahu -subhaneh- është mbi arshin e Tij dhe krijesat e Tij, dhe dija e tij është kudo. Ka argumente të panumërta për këtë.
Hadithi i Ibn Mesudit është autentik dhe i mirë. Dhe edhe në qoftë se ka një pengesë në zinxhirin e El-Abbasit -radijAllahu anhu-, kështu që ai forcohet me transmetime të tjera. Ka disa transmetime se distanca është 71, 72 dhe 73 vite e gjatë. Dijetarët i kombinojnë ato në një mënyrë të tillë që distancat e ndryshme varen nga mjeti i transportit. Në këtë rast, distanca në 500 vite është një deve e ngarkuar, një këmbësor dhe një udhëtim i rregullt, ndërsa 73 vite vlen për lëvizjen e lehtë dhe të fortë që është gjashtë herë më shpejt se sa udhëtimi i rëndë. Sido që të jetë, kjo dëshmon madhështinë dhe lartësinë e Allahut dhe se asnjë vepër e njerëzve nuk është e fshehur për Të.
Hadithet gjithashtu dëshmojnë se sa të larta janë krijesat e përmendura dhe sa e madhe është distanca mes tyre. Megjithatë, Zoti dhe Krijuesi -xhele ue ala- i Cili i krijoi ato është më Madhështorë dhe më i Madh se ato.
I tërë hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut, Zotit të krijesave. Selamet dhe salavatet e Allahut qofshin mbi profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.
Ahmedi dhe Muslimi transmetojnë se profeti duke e lexuar ajetin
وَمَا قَدَرُوا اللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِ وَالْأَرْضُ جَمِيعًا قَبْضَتُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَالسَّماوَاتُ مَطْوِيَّاتٌ بِيَمِينِهِ
”Ata nuk e madhëruan Allahun ashtu siç meriton të madhërohet. Në ditën e kijametit, e tërë toka do të jetë në grushtin e Tij, ndërsa qiejt do të mbështillen në dorën e Tij të djathtë.” Zumer, 39:67
gishtat i mbyllte dhe i hapte, ndërsa minberi nën këmbët e tij lëkundej.