Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akideh et-Tahauijjeh, fq. 77-78
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
Autori (rahimehullah) tha:
“Shikimi i Allahut nga besimtarët është i vërtetë – pa e përfshirë Atë dhe pa e përshkruar mënyrën e shikimit.”
Njerëzit nuk mund ta përfshijnë Allahun (azze ue xhel). Pra ata (besimtarët) do ta shohin Atë pa e përfshirë Atë. Allahu është i Madh dhe nuk mund të përfshihet.
Ai (subhaneh) ka thënë:
وَلَا يُحِيطُونَ بِهِ عِلْمًا
“Por dija e tyre nuk mund ta përfshijë Atë.” 1
لاَّ تُدْرِكُهُ الأَبْصَارُ
“Të shikuarit (e besimtarëve) nuk mund ta përfshijnë Atë.” 2
Kuptimi i ajetit është që shikimet e besimtarëve nuk mund ta përfshijnë Atë dhe nuk është kuptimi i ajetit që nuk do ta shohin Atë pasi Allahu (subhaneh) nuk tha që shikimi me sy nuk do të ndodhë, por Ai tha:
لاَّ تُدْرِكُهُ الأَبْصَارُ
”Të shikuarit (e besimtarëve) nuk mund ta përfshijnë Atë.”
Dhe përfshirja dhe shikimi nuk janë e njëjta gjë. Besimtarët do ta shohin Allahun por nuk do ta përfshijnë Atë me shikimin e tyre. Këtu refuzohen ata që argumentohen me këtë ajet për të mohuar shikimin e Allahut dhe thonë se kjo është e pamundur sepse Allahu thotë:
لاَّ تُدْرِكُهُ الأَبْصَارُ
”Të shikuarit (e besimtarëve) nuk mund ta përfshijnë Atë.”
Atyre u thuhet se ju nuk e dini kuptimin e ajetit. Ajeti thotë se shikimet e besimtarëve nuk e përfshijnë Atë, jo se ata nuk do ta shohin Atë.
1 20:110
2 6:103