Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

69.Shikim pa e imagjinuar

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akideh et-Tahauijjeh, fq. 79
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com 

Pas kësaj autori (rahimehullah) tha që shikimi në Allahun duhet besuar pa e përshkruar mënyrën se si do të jetë dhe nuk duhet të pyetet për mënyrën se si do të shihet Allahu. Kjo është njësoj sikurse me të gjitha cilësitë e tjera të Allahut (azze ue xhel), ne nuk e dimë mënyrën se si do të jetë. Ne besojmë në të, ne e dimë se çfarë do të thotë dhe e konfirmojmë atë, por mënyra se si do të jetë është e panjohur për ne sepse na mungon njohuria për të. Allahu (subhaneh) e di më mirë se si do të jetë.

Shpërndaje: