Alameh Muhamed Takij-ud-Din El-Hilali El-Magribi
El-Barahin El-Inxhilijeh ala enne Isa dakhil Fil-Ubudijeh ue la hadha lehu Fil-Uluhijeh, fq. 21-22
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com
Argumenti i parë: Ungjilli dëshmon se Isai ﷺ ishte i njohur në mesin e njerëzve dhe që predikonte në xhaminë Aksa, të cilën ata e quanin tempulli i Sulejmanit ﷺ. Prandaj nuk kishte asnjë dobi që jehudët të paguajnë tridhjetë sikla argjendi për një person që do tu tregojë se cili ishte Isai ﷺ:
”14. Atëherë një nga të dymbëdhjetët, me emër Judë Iskarioti, shkoi te krerët e priftërinjëve.
15. Dhe u tha atyre: ”Sa do të më jepni që unë t`jua dorëzoj?”. Dhe ata i numëruan tridhjetë sikla argjendi.
16. Dhe qysh atëherë ai kërkonte rastin e përshtatshëm për ta tradhtuar.”1
”47. Dhe ndërsa ai ende po fliste, ja Juda, një nga të dymbëdhjetët, erdhi, dhe bashkë me të një turmë e madhe me shpata dhe me shkopinj, e dërguar nga krerët e priftërinjve dhe nga pleqtë e popullit.
48. Tani ai që e tradhtonte u kishte dhënë atyre një shenjë, duke thënë: ”Atë që unë do të puth, ai është; kapeni”.
49. Dhe menjëherë iu afrua Jezusit dhe i tha: ”Tungjatjeta, Mësues!”. Dhe e puthi.”2
Argumenti i dytë: Ata tregojnë se si dishepulli i dymbëdhjetë, Juda Iskarioti, mori tridhjetë sikla prej argjendi për t’ua dorëzuar Isain ﷺ atyre. Pasi ata e kishin kapur atë, ai ua ktheu paratë mbrapa, u pendua, u betua dhe hoqi dorë nga veprimi i tyre dhe e vari veten. E gjithë kjo ndodhi në një ditë e cila është qartësisht kontradiktore.
Argumenti i tretë dhe më i madh i cili është i mjaftueshëm për të zbuluar falsitetin e tregimit:
”11. Dhe Jezusi qëndroi para guvernatorit; dhe ai e pyeti duke thënë: ”A je ti mbreti i Judenjve?”. Dhe Jezusi i tha: ”Ti po thua!”
12. Pastaj krerët e priftërinjve dhe pleqtë e akuzuan, por ai nuk u përgjigjej fare.
13. Atëherë Pilati i tha: ”A nuk po dëgjon sa gjëra po dëshmojnë kundër teje?”
14. Por ai nuk iu përgjigj në asnjë fjalë, kështu që guvernatori u çudit shumë.”3
Sipas nasarave ai heshti sepse ai donte që të kryqëzohej në mënyrë që ai të mund të vdiste për shpëtimin dhe mëkatet e njerëzve. Atëherë përse ai iu lut Allahut që t’ia largojë vrasjen?
”39. Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej duke thënë: ”Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti.”4
Pse ai thirri nga kryqi:
”46. Rreth orës nëntë, Jezusi briti me zë të lartë duke thënë: ”Eli, Eli, lema sabaktani?”. Domethënë: Zoti im, Zoti im, përse më ke braktisur?”5?
Si mund ai të dështojë për të sqaruar të vërtetën, kur ai ishte predikuesi elokuent i cili predikoi gjatë dhe i qortoi, dhe i dënoi dijetarët e jehudëve? Një njeri i mençur nuk mund ta besojë këtë.
Nëse historia e kryqëzimit dhe shpëtimit janë të rreme, rrënohet gjithë feja e nasarave nga themeli.
1 Mateu 26:14-16
2 Mateu 26:47-49
3 Mateu 27:11-14
4 Mateu 26:39
5 Mateu 27:46