Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

7.Dallimi mes gruas së moshuar dhe gruas së re në moshë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: El-Hixhab, fq. 10-11

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

2 – Fjalët e Allahut (te ala):

وَالْقَوَاعِدُ مِنَ النِّسَاء اللَّاتِي لَا يَرْجُونَ نِكَاحًا فَلَيْسَ عَلَيْهِنَّ جُنَاحٌ أَن يَضَعْنَ ثِيَابَهُنَّ غَيْرَ مُتَبَرِّجَاتٍ بِزِينَةٍ وَأَن يَسْتَعْفِفْنَ خَيْرٌ لَّهُنَّ وَاللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ

 “Dhe sa për gratë e moshuara, të cilat nuk dëshirojnë martesë më, nuk është mëkat për to në qoftë se e heqin petkun mbulues të tyre, në mënyrë të tillë që të mos shfaqin bukuritë e tyre, por të përmbahen është më mirë për to (që të mos e heqin petkun mbulues të tyre). Dhe Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëditur.”1

Çështja në këtë ajet është se, Allahu thotë se gratë e moshuara që nuk shpresojnë për martesë, sepse burrat nuk tërhiqen tek ato për shkak të moshës së tyre, nuk mëkatojnë nëse heqin pak nga rrobat e tyre, përderisa nuk kanë ndërmend të tërheqin mendjen me bukuritë e tyre. Është e qartë se ajeti nuk ka për qëllim se, atyre u lejohet të heqin aq shumë sa që të jenë të zhveshura. Ajeti i referohet veshjes mbi veshjen, mbi fustan dhe të ngjashme, të cilat në thelb mbulojnë vetëm fytyrën dhe duart. Rrobat që mund të zhvishen, janë ato që mbulojnë tërë trupin. Pasi që ajeti ka të bëjë vetëm me gratë e moshuara, kjo do të thotë që gratë e reja të cilat janë ende në kërkim të martesës nuk kanë të njëjtin gjykim. Nëse gjykimi do të ishte i njëjtë, nuk do të kishte ndonjë kuptim që të theksonte gratë e moshuara. Përveç kësaj, Allahu (te ala) thotë:

غَيْرَ مُتَبَرِّجَاتٍ بِزِينَةٍ

“…në mënyrë të tillë që të mos shfaqin bukuritë e tyre…”

Ky është një tjetër argument se, gruaja e re që pret për martesë, duhet të mbulojë veten. Në përgjithësi, gruaja që tregon fytyrën e saj, dëshiron të tregojë kënaqësinë dhe bukuritë e saj, sepse (ajo dëshiron që) burrat t’i japin komplemente asaj, dhe të ngjashme. Gratë që nuk mendojnë kështu, janë të rralla, dhe ato të rrallat nuk kanë gjykime.

1 24:60

Shpërndaje: