Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

7.Daveti i Hasan el-Bennës është thirrje e përgjithshme në islam

Shejkh Hasan bin Abdil-Uehab el-Benna

Burimi: el-Ikhuan el-Muslimun, fq. 53, nga Ali el-Uasifi

Kompilimi: Muhammed bin Iuadh bin Abdil-Ghani

Referimi: Lamahat an Dauat-il-Ikhuan el-Muslimin, fq. 28-29

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Disa vëllezër të besueshëm na treguan në lidhje me takimin në mes Hasan el-Bennës (rahimehullah) (ku kishte me vete disa personalitete udhëheqëse nga el-Ikhuan el-Musliminët) dhe liderin kryesorë nga Ansar-us-Sunneh el-Muhammedijeh, shejkh Muhammed Hamid el-Faki (rahimehullah) në  lokalin e Ansar-us-Sunneh el-Muhammedijeh në Abidin. Shejku kishte disa vëllezër me vete. Hasan el-Benna erdhi me propozimin për të bashkëpunuar në davet.

Shejkh Muhammed Hamid el-Faki pyeti: “Në çka të thërrasim?”

Hasan el-Benna tha: “Në Islam tërësisht.”

Shejkh Muhammed el-Faki tha: “Le të fillojmë duke thirrur në teuhid, në besimin e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit.”

Hasan el-Benna protestoi duke thënë: “Atëherë njerëzit na braktisin.”

Secili i përmbahej qëndrimit të tij. Më pas ata u takuan disa herë por pa rënë dakord. Secili vazhdoi rrugën e tij të cilën e kishin nga fillimi.

Në mesin e atyre që më treguan në lidhje me këtë takim është vëllai im biologjik shejkh Muhammed [bin Abdil-Uehab el-Benna] dhe Ahmed el-Gharib.

Shejkh Abdul-Aziz Ashur tregoi se babai i tij ka thënë:

Shejkh Muhammed Hamid el-Faki e takoi Hasan el-Bennën dhe një lider nga sekti Muatilah. Shejkhu i tha Hasan el-Bennës: “Ti po mbledhë çdo gjë që gjen.”

Dhe ai i tha personit nga sekti Muatilah: “Mos thuani se ju e adhuroni Allahun. Zoti juaj nuk ka cilësi, ndërsa Allahu ka emra dhe cilësi që janë konfirmuar në Kuran dhe sunnet.”

Shpërndaje: