“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

7.Dëshmia për këmbën e Allahut

Imam Ali bin Umer ed-Darakutni (v. 385)

Burimi: Kitab-us-Sifat, fq. 42-43

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

7 – Ebu Seleme na tregoi këtë, Hammad na tregoi, nga Ata bin es-Sa’ib, nga Ubejdullah bin Abdil-lah bin Utbeh, nga Ebu Saidi i cili tregoi profeti ﷺ ka thënë:

“Xheneti dhe xhehenemi u krenuan, dhe xhehenemi tha: “Në mua do të hyjnë tiranët, mbretërit dhe fisnikët.” Xheneti tha: “Në mua do të hyjnë të varfrit dhe njerëzit e ngratë.” Atëherë Allahu i tha xhehenemit: “Ti je ndëshkimi Im dhe me ty e ndëshkoj atë që Unë dua.” Allahu i tha xhenetit: “Ti je mëshira Ime që arrin kudo. Ju të dy do të mbusheni.” Do të hidhen (njerëz) në xhehenem dhe xhehenemi do të thotë:

هَلْ مِن مَّزِيدٍ

“A ka më?”

tri herë deri sa Allahu (tabarak ue te ala) do të vijë tek ai dhe e vë këmbën e Tij mbi të. Atëherë ai tërhiqet dhe thotë: “Mjaftë, mjaftë.”

Në formulimin e Ebu Hurejrës thuhet megjithatë se profeti ﷺ ka thënë:

“Mjaftë, mjaftë.”

Shpërndaje: