Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

7.Disa veçori në mënyrë që femra të jetë faktor kyç në përmirësimin e shoqërisë (fundi i librit)

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Deurl-Mer’eti fi Islahil-Muxhteme, fq. 14-15
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

 Të bërit davet 

Është fjala që femra të ketë ndikim në emancipimin Islam të femrave të tjera dhe kjo të arrihet përmes vendeve publike (aty ku femrat kanë frekuentimin më të shpeshtë). Pa marrë parasysh se a bëhet kjo në shkollë, në universitet, apo nëpër studime të larta post-diplomike. Duke mos lënë anash as tubimet e rastit apo vizitat ndërmjet femrave ku padyshim se mund të fliten fjalë të dobishme.

E falenderojmë Allahun, ka gra të cilat kanë dhënë kontribut të madh në rrethet ku ato jetojnë në lidhje me davetin. Ka prej tyre që mbajnë ligjërata të posaçme në lëmi të ndryshme të sheriatit Islam dhe gjuhës arabe. Padyshim se kjo është diçka shumë pozitive që duhet falenderuar dhe vlerësuar lartë, e të mos harrohet se për këtë ajo do të ketë shpërblim in sha’a Allah edhe pas vdekjes sepse i dërguari i Allahut ka thënë:

إذا مات الإنسان انقكع عمله إلا من ثلاث : إلا من صدقة جارية ، أو علم ينتفع به ، أو ولد صالح يدعو له

“Kur vdes njeriu, i ndërpriten të gjitha punët përveç tre gjërave: lëmosha e vazhdueshme (që ai ka dhënë), dija të cilën e ka lënë dhe fëmija i mirë i cili lutet për të.”

Prandaj nëse femra është aktive në përhapjen e davetit në rrethin e saj nëpërmjet vizitave që ajo i bën apo në universitet, apo shkollën ku ajo punon apo mëson dhe në vende të tjera, ajo do të ketë ndikim shumë të madh dhe do të luaj rol shumë të rëndësishëm në përmirësimin e shoqërisë.

Kjo është ajo që tani për tani më kujtohet dhe që dua të them në lidhje me rolin e femrës në përmirësimin e shoqërisë.

Shpërndaje: