Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

7.Kurani është fjala e Allahut dhe nuk është i krijuar

Imam Ebu Bekr Muhammed bin el-Husajn el-Axhurri (v. 360)

Një përmbledhje nga libri “esh-Shari’ah”

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

55 – Dije – Allahu na mëshiroftë neve dhe juve! – se besimi i muslimanëve të udhëzuar zemrat e të cilëve nuk kanë devijuar nga e vërteta, është se Kurani është fjala e Allahut (azze ue xhel) dhe se nuk është krijuar. Kurani i takon dijes së Allahut (te ala) dhe dija e Allahut (te ala) nuk është krijuar.

56 – Kjo është dëshmuar nga Kurani, Sunneti, sahabët dhe imamët e muslimanëve. Vetëm një Xhehmi i neveritur e mohon këtë – dhe Xhehmitë janë kufarë sipas dijetarëve!

57 – Umer bin el-Khatabi (radijAllahu anhu) ka thënë:

“O njerëz! Ky Kuran vërtetë është fjala e Allahut (azze ue xhel).”

58 – Umer bin el-Khatabi (radijAllahu anhu) ka thënë:

“Kurani është fjala e Allahut; prandaj mos e konfrontoni atë me mendimet tuaja.”

59 – Mua’uijeh bin Ammar ka thënë:

“Xhafer bin Muhammed pyeti: “A është Kurani një krijues apo i krijuar?” Ai tha: “Ai as nuk është krijues, e as i krijuar, por është fjala e Allahut.”

60 – Jahja Jusuf Ez-Zimi ka thënë:

“Kam dëgjuar se si një njeri e pyeti Abdullah bin Idrisin në lidhje me ata që thonë se Kurani është krijuar. Ai tha: “A janë ata jehudë?” Ai tha, “Jo.” Ai e pyeti: “A janë ata nasara?” Ai tha përsëri: “Jo.” Ai pastaj tha: “A janë ata adhurues zjarri?” Ai tha: “Jo.” Atëherë ai tha: “Çka janë ata?” Njeriu tha: “Janë një popull që e adhurojnë vetëm Allahun.” Ai tha: “Allahu na ruajt që ata të jenë popull që adhurojnë vetëm Allahun. Ata janë heretikë. Ai që thotë se Kurani është krijuar thotë se Allahu është krijuar.”

61 – Harun el-Gharaui ka thënë:

“Unë nuk kam dëgjuar askënd nga dijetarët e Medinës, pos se ata qortojnë ata që thonë se Kurani është krijuar. Përveç kësaj ata e konsiderojnë personin në fjalë kafir.”

62 – Haruni ka thënë:

“Unë besoj të njëjtën gjë.”

63 – Ahmed bin Ebi Auf ka thënë:

“Unë besoj të njëjtën gjë si Haruni.”

64 – Haruni ka thënë:

“Ai që nuk shprehet lidhur me Kuranin nga dyshimi dhe nuk thotë se ai nuk është krijuar, është sikurse ai që thotë se ai është krijuar.”

65 – Hamzah bin Said El-Maruazi ka thënë:

“I thashë Ebu Bekr bin Ajjashit: “O Ebu Bekr, ti e di se çfarë tha Ibn Ulejjeh në lidhje me Kuranin. Çfarë mendon për këtë?” Ai u përgjigj: “Më dëgjo! Mjerë për ty! Ne besojmë se ai që thotë se Kurani është krijuar është kafir heretik. Ai është armik i Allahut. Mos rri me të dhe mos bisedo me të!”

66 – Ahmed bin Junus ka thënë:

“E kam dëgjuar se si Abdullah bin El-Mubarak e lexonte Kuranin. Pastaj ai tha: “Ai që thotë se ky është i krijuar, nuk beson në Allahun e Plotfuqishëm.”

67 – Ismail bin Ebi Uvejs ka thënë:

“E dëgjova Malik bin Enesin duke thënë: “Kurani është fjala e Allahut (azze ue xhel). Të folurit e Allahut (te ala) është prej Allahut (subhaneh) dhe ajo që është nga Allahu nuk është krijuar.”

68 – Abdullah bin Nafi ka thënë:

“Malik bin Enesi e kishte zakon të thoshte se Kurani është fjalë e Allahut (azze ue xhel). Ai e kishte zakon t’i urrente ata që thanë se ai është krijuar. Maliku ka thënë: “Njerëz të tillë duhet të rrihen dhimbshëm dhe të mbahen në burg derisa të vdesin.”

69 – Ibrahim bin Zijad ka thënë:

“E pyeta Abdur-Rrahman bin Mehdiun në lidhje me atë që thotë se Kurani është krijuar. Ai u përgjigj: “Po të kisha pushtet do të kisha qëndruar pranë një ure dhe do t’ia kisha shtruar këtë pyetje secilit që dëshiron të kalojë mbi urë. Nëse personi kishte thënë se ai është krijuar, unë do t’ia kisha prerë kokën dhe pastaj e kisha hedhë në ujë.”

70 – Jezid bin Haruni ka thënë për Xhehmitë: “Betohem në Allahun se ata janë heretikë. Mallkimi i Allahut qoftë mbi ta.”

71 – Hanbel bin Is’haku ka thënë:

“E kam dëgjuar Ja’kub ed-Daurakin duke e pyetur Ebu Abdil-Lah Ahmed bin Hanbelin në lidhje me atë që thotë se Kurani është krijuar. Ai tha: “Kushdo që thotë se dija dhe cilësitë e Allahut janë krijuar, nuk beson në fjalët e Allahut:

 “Atëherë kushdo që të kundërshton ty për çështjen e atij (Isait), pas gjithë kësaj dije që të ka ardhur ty për të (Isain si rob i Allahut dhe pa asnjë pjesë në shenjtëri).” 1

A nuk është ky Kurani? Ai që thotë se dija, emrat dhe cilësitë e Allahut janë krijuar, është padyshim kafir.”

72 – Said bin Nasr ka thënë:

“E kam dëgjuar Ibn Ujejneh duke thënë: “Çfarë thotë ky insekt?” Ai kishte për qëllim Bishr el-Merisin. Ata thanë: “O Ebu Muhammed, ai pohon se Kurani është i krijuar.” Pastaj ai tha: “Ai gënjen! Allahu (azza ue xhel) thotë:

“Atij i përket krijimi dhe sundimi.” 2

Krijimi është krijimi që ka krijuar Allahu dhe urdhërimi është Kurani.”

73 – Ebu Umeri ka thënë:

“E kam dëgjuar Ahmed bin Hanbelin duke u pyetur për atë që thotë se Kurani është krijuar. Ai tha: “Ai është kafir.”

74 – Uehb bin Bakijjeh El-Uasiti ka thënë: “E kam dëgjuar Uakin duke thënë: “Ai që thotë se Kurani është krijuar, është kafir.”

75 – Muhammed bin Jusuf Et-Tiba ka thënë:

“E kam dëgjuar një njeri duke e pyetur Ahmed bin Hanbelin: “O Ebu Abdil-Lah, a të falem pas një alkoolisti?” Ai tha: “Jo.” Ai tha: “A të falem pas atij që thotë se Kurani është krijuar?” Ai tha: “Subhan-Allah! Unë të ndaloj që të falesh pas një muslimani dhe ti më pyet për tu falur pas një kafiri?”

76 – Ebu Daudi ka thënë:

“E kam dëgjuar se si një njeri i tha Ahmed bin Hanbelit se një njeri tha se emrat e Allahut (te ala) janë të krijuar dhe se Kurani është krijuar. Atëherë Ahmedi i tha: “Mosbesim i qartë!” I thashë Ahmed bin Hanbelit: “A është kafier ai që thotë se Kurani është krijuar?” Ai u përgjigj: “Unë them se ai është kafir.”

77 – Er-Rabi ka thënë:

“E kam dëgjuar esh-Shafi’iun duke thënë: “Kurani është fjala e Allahut dhe nuk është krijuar. Ai që thotë se ai është krijuar, është kafir.”

78 – Muhammed bin Is’hak Es-Saghani ka thënë:

“E kam dëgjuar Ebu Ubejd el-Kasim bin Sel-lam duke thënë: “Ai që thotë se Kurani është krijuar, gënjen për Allahun (tebareke ue te ala) dhe thotë për Allahun diçka që madje as jehudët dhe nasarat nuk e bëjnë.”

79 – Ahmed bin Hanbeli e përdorte hadithin e  Ibn Abbasit si dëshmi:

“Gjëja e parë që Allahu (azze ue xhel) krijoi ishte lapsi.”

Fjala e Allahut ekzistonte para krijimit të lapsit. Atëherë nëse lapsi është krijesa e parë, kjo do të thotë se të folurit e Allahut nuk është krijuar, sepse të folurit e Allahut ka ekzistuar para krijimit.


1 Al-Imran 3:61

2 Al-A’raf 7:54

Shpërndaje: