Autori i librit: Hafidh Ibn Haxher el-Askalani
Shpjegues: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Esh-Sherh el-Mukhtasar ala Bulugh-il-Maram
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Me sa duket fjalët e profetit ﷺ se asgjë nuk mund të ndot ujin pavarësisht nëse është shumë ose pak. Nëse pak ujë bie në papastërti që nuk ndryshon cilësitë e tij, ai mbetet pastrues. E njëjta gjë vlen edhe për ujin e shumtë. Por sa më pak të jetë sasia e ujit aq më e mundur është që të bëhet i papastër. Që një sasi e vogël e papastërtisë të bjerë në një sasi të vogël të ujit, mund të ndodhë që uji të bëhet i papastër ndryshe nga e kundërta e saj nëse e njëjta sasi e vogël e papastërtisë do të bjerë në një sasi të madhe të ujit; ky ujë nuk ndikohet.
Për shembull, është shumë e mundur që një sasi e vogël e ujit që bie në një papastërti që është aq e vogël sa një elb të ndryshohet dhe të bëhet e papastër. Nga ana tjetër është e pamundur që e njëjta sasi e ujit të ndikojë në një sasi të madhe të ujit, prandaj uji nuk bëhet i papastër. Rregulli i përcaktuar në këtë çështje është se uji siç ka thënë profeti ﷺ: është pastrues dhe asgjë nuk mund ta ndotë atë për deri sa shija, ngjyra ose era e tij nuk ndryshohet nga diçka e papastër. Në këtë rast uji është i papastër.
Pra, në qoftë se një njeri gjen një pellg të vogël dhe dyshon shumë se kafshët e egra kanë pirë prej tij, kështu që pellgu është i pastër për deri sa shija, ngjyra apo era e tij nuk kanë ndryshuar. Nëse një mi bie në ujë dhe vdes dhe më pas hiqet prej tij, kështu uji është i pastër për deri sa shija, ngjyra apo era e tij nuk kanë ndryshuar nga papastërtia. Me këtë ujë njeriu mund të pastrohet dhe të pijë prej tij, nuk ka asnjë problem në këtë. Megjithatë, nëse personi sëmuret nga pirja e ujit, ai duhet ta braktis atë. Përndryshe, mundet të marrë abdes me të. Me anë të kësaj ne kemi arritur dy rregulla:
1 – I gjithë uji i detit është pastrues.
2 – Gjithë uji natyror në botë është pastrues për derisa shija, ngjyra apo era e tij nuk kanë ndryshuar nga papastërtia.