Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 15-16
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
6 – Lëvizja terroriste famëkeqe që përbëhej nga një turmë dashakeqës, fanatik dhe ekstrem, që u dhanë pas ëndrrave të çmendura dhe shpresave të rrejshme janë një shembull i qartë i terrorizmit.
Ky grup kishte hyrë në xhaminë e shenjtë në Mekë, ditën e martë me 1 Muharrem në vitin 1400 (8 nëntor 1980). Në këtë grup ishte i vetëquajturi Mehdiu, i cili quhej Muhammed bin Abdilah el-Kahtani. Ai u pasua dhe inkurajua nga zëdhënësi i tij Xhuhejman bin Sejf el-Utejbi. Ata kishin me vete armë dhe amunicion. Nën kërcënimin e vdekjes dhe tmerrit muslimanët u detyruan që t’i besatohen për bindje “Mehdiut të pretenduar”. Kështu ata i trajtuan muslimanët në përgjithësi dhe namazfalësit e xhamisë së shenjtë në veçanti.
Aq shumë gjak derdhën me padrejtësi! Dijetarët u kërkuan atyre që të gjykohen nga libri i Allahut por ata refuzuan dhe në vend të kësaj vazhduan t’i përmbahen të keqës, trazirës, mëkatit, mosbindjes dhe kokëfortësisë. Si pasojë trupat trima të Allahut iu vërsulën atyre, burra trima dhe monoteistë nga ushtria saudite. Ata i detyruan ata që të dorëzohen. Njëqind e shtatëdhjetë persona u kapën të gjallë dhe u dënuan sipas librit të Allahut. Gjashtëdhjetë e tre vetë u dënuan me ekzekutim. Pjesa tjetër u dënua me burg dhe fishkëllim. Kështu Allahu e çliroi xhaminë e shenjtë nga kopeja sulmuese dhe terroriste.
Pjesa e mjerueshme është se ata e quanin veten “Xhema’at-ul-Hadith”. Edhe pse ata memorizuan disa hadithe, ata kurrë nuk kuptuan kuptimin e tyre. Atë që e kërkon atë do ta gjesh.