Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

7.Mungesa e fjalës ”bin- (i biri)” mes babait dhe të birit vie nga Evropa

Alameh Bekr bin Abdilah Ebu Zejd

Burimi: Tasmijet-ul-Meulud, fq. 7

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Këtu do të përmend një fakt të rëndësishëm historik. Fjala “bin” në mes babait dhe të birit ishte praktikë në mesin e të gjithë popujve. Kur pastaj filluan të adoptojnë të miturit në Evropë, dalluan në mes të djalit biologjik dhe të adoptuarit me fjalën “bin”. Birit biologjik i thuhej “Filan bin Filan” dhe të adoptuarit i thuhej “Filan filani”. Pastaj u zhduk “bin” në të gjitha emrat. Pastaj u zhduk “bin” edhe në vendet muslimane në shekullin e 14 h. Kështu, ata thanë, për shembull, “Muhammed Abdullah”. Kjo është një risi dhe mënyrë e ardhur nga jashtë që janë të huaja për arabët dhe gjuhën arabe.

A ke dëgjuar ndonjëherë dikë të thotë se profeti quhet Muhammed Abdullah? Nëse dikush kishte thënë kështu ai do të ishte ndëshkuar. Pse ne nuk shkojmë sipas profetit që është mënyra më e drejtë dhe më e mirë?

Shikoni se si mungesa e fjalës “bin” shkakton ngatërrim kur është fjala për emra që janë të përbashkëta për të dyja gjinitë, si Esma dhe Kharixheh. Në letër, nuk kuptohet nëse këta emra qëndrojnë për një burrë apo një grua pa fjalët “bin (i biri)” dhe “bint (bija)”.

Shpërndaje: