Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
El-Mufid fi Mexhelis Shehr Ramadan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ramazani është muaji më i mirë i vitit. Allahu (subhanehu ue te ala) e ka veçuar atë për agjërim, i cili përbën një obligim, dhe është shtylla e katërt e Islamit. Ai pos kësaj ka ligjësuar gjithashtu për muslimanët që të falen gjatë netëve. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla; shahadeti se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Allahut, namazi, zekati, agjërimi në muajin e Ramazanit dhe haxhi në shtëpinë e shenjtë.” 1
“Ai që falet gjatë netëve të Ramazanit me besim dhe shpresë do t’i falen mëkatet e tij të kaluara.” 2
Allahu i ka begatuar besimtarët që të përjetojnë Ramazanin. Prandaj, ai duhet ta shfrytëzoj rastin dhe të nxitoj në vepra të mira dhe të qëndroj larg nga mëkatet. Ai duhet të jetë ngulmues në përmbushjen e obligimeve të Allahut dhe në veçanti pesë namazet farz. Ato janë shtyllat e Islamit dhe obligimet më të mëdhaja pas shahadetit. Është e detyrueshme për çdo burrë dhe grua muslimanë që të kujdesen për namazin dhe ta falin atë në kohën e tij me koncentrim dhe qetësi.
Prej obligimeve të namazit më të mëdha në lidhje me burrat është se ata e falin atë me xhemat në xhami, ku Allahu ka urdhëruar që Emri i Tij të përmendet dhe të ngrihet lartë. Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
وَأَقِيمُواْ الصَّلاَةَ وَآتُواْ الزَّكَاةَ وَارْكَعُواْ مَعَ الرَّاكِعِينَ
“Faleni namazin dhe jepni zekatin, dhe faluni me ata që falen (bini në rukuë me ata që bien).” El-Bekare 2:43
حَافِظُواْ عَلَى الصَّلَوَاتِ والصَّلاَةِ الْوُسْطَى وَقُومُواْ لِلّهِ قَانِتِينَ
“Përkujdesuni për faljet e namazeve, sidomos atë të mesmin dhe qëndroni me devotshmëri para Allahut, duke iu lutur Atij.” El-Bekare 2:238
Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët:
قَدْ أَفْلَحَ الْمُؤْمِنُونَ الَّذِينَ هُمْ فِي صَلَاتِهِمْ خَاشِعُونَ
“Ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit.” El-Mu’minun 23:1-3
Derisa Ai (azze ue xhel) tha:
وَالَّذِينَ هُمْ عَلَى صَلَوَاتِهِمْ يُحَافِظُونَ أُوْلَئِكَ هُمُ الْوَارِثُونَ الَّذِينَ يَرِثُونَ الْفِرْدَوْسَ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ
“Dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre të tillët janë mu ata trashëgimtarët, të cilët e trashëgojnë Firdeusin dhe aty ata janë përgjithmonë.” El-Mu’minin 23:9-11
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Besa mes nesh dhe atyre është namazi; ai që e lë atë ka bërë kufër.” 3
Abdullah bin Mesudi (radijAllahu anhu) ka thënë:
“Ne e kemi vërejtur se i vetmi person që nuk vjen në namazin me xhemat është një hipokrit i njohur.” 4
O robër të Allahut! Kijeni frikë Allahun në lidhje me namazet tuaja. Kujdesuni për ta falur atë në xhemat. Inkurajojeni njëri-tjetrin për të në Ramazan dhe jashtë tij në mënyrë që ju të fitoni falje dhe shpërblim të shumfishtë dhe i shpëton zemërimit të Allahut, ndëshkimit dhe ngjashmërisë me armiqët e Tij hipokritët.
Pas namazit, dhënia e lëmoshës është obligimi më i rëndësishëm. Allahu (azze ue Xhel) thotë:
وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاء وَيُقِيمُوا الصَّلَاةَ وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ وَذَلِكَ دِينُ الْقَيِّمَةِ
“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin. Kjo është feja e drejtë!” El-Bejjineh 98:5
وَأَقِيمُوا الصَّلَاةَ وَآتُوا الزَّكَاةَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ
“Falni rregullisht namazin, jepni zeqatin dhe respektoni të dërguarin në mënyrë që të mëshiroheni.” En-Nur 24:56
Zekati është shtylla e tretë e Islamit dhe është përmendur në Librin e Allahut dhe në Sunnetin e të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem) së bashku me namazin. Nderoje atë ashtu sikurse e ka nderuar atë Allahu dhe sigurohu që shpejt dhe që sinqerisht t’ia paguashë atë njerëzve të cilët e meritojnë atë kur koha e saj e detyrueshme vjen. Paguaje atë me kënaqësi dhe mirënjohje ndaj Atij (subhanah), i Cili jep dhurata. Kini parasysh se ai u pastron ju dhe pasuritë tuaja. Në këtë mënyrë, ju e falënderoni Atë që ju ka dhënë mirësi dhe të kujdeseni për vëllezërit e tuaj të varfër. Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
خُذْ مِنْ أَمْوَالِهِمْ صَدَقَةً تُطَهِّرُهُمْ وَتُزَكِّيهِم
“Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat).” Teube 9:103
اعْمَلُوا آلَ دَاوُودَ شُكْرًا وَقَلِيلٌ مِّنْ عِبَادِيَ الشَّكُورُ
“Veproni duke falënderuar, o familje e Davudit, e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës.” Sebe 34:13
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) i tha Muadh bin Xhebelit (radijAllahu anhu) kur ai dërgoi atë në Jemen:
“Ti do të shkosh tek një popull nga pasuesit e Librit. Thirri ata për në shehadet. Nëse ata të binden në këtë, ti duhet tua mësoshë atyre se Allahu i ka urdhëruar ata të falen pesë herë në ditë. Nëse ata të binden në këtë, ti duhet tua mësoshë atyre se Allahu i ka urdhëruar që të paguajnë zekatin që mirret nga të pasurit e tyre dhe u jepet të varfërve të tyre. Nëse ata të binden në këtë, ti duhet të qëndroshë larg nga pasuritë e tyre më të mirat. Shmangnu duasë së të shtypurit: sepse nuk ka asnjë pengesë mes saj dhe Allahut.” 5
Buhariu dhe Muslimi.
Gjatë këtij muaji muslimani duhet ti jap më shumë rëndësi furnizimit dhe kujdesjes ndaj të varfërve dhe atyre që dalin për të lypur. Ata duhet ti ndihmojnë në agjërim dhe në namazin e natës dhe të pasojnë të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem) në këtë, syno kënaqësinë e Allahut (subhaneh) dhe falënderoni për mirësitë e Tij. Allahu i ka premtuar atyre që dhurojnë për hirë të Tij një shpërblim madhështorë dhe një zëvendësim të madh:
وَمَا تُقَدِّمُوا لِأَنفُسِكُم مِّنْ خَيْرٍ تَجِدُوهُ عِندَ اللَّهِ هُوَ خَيْرًا وَأَعْظَمَ أَجْرًا
“Sepse, çdo të mirë që e përgatitni ju për vete më parë, do ta gjeni te Allahu më të mirë dhe (do të keni) shpërblim më të madh.” El-Muzzemmil 73:20
وَمَا أَنفَقْتُم مِّن شَيْءٍ فَهُوَ يُخْلِفُهُ وَهُوَ خَيْرُ الرَّازِقِينَ
“Ai ua kompenson atë që e ndani ju; dhe Ai është më i Miri Furnizues.” Sebe 34:39
Vepra më e rëndësishme pas namazit dhe dhënies së zekatit është agjërimi i Ramazanit, i cili është një prej pesë shtyllave të lartëpërmendura të Islamit në fjalët e profetit (salAllahu alejhi ue selem):
“Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla; shahadeti se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Allahut, namazi, zekati, agjërimi në muajin e Ramazanit dhe haxhi në shtëpinë.” 6
Muslimani e ka obligim që të ruaj agjërimin e tij dhe namazin e natës nga të gjitha fjalët dhe veprat të cilat Allahu i ka ndaluar. Qëllimi i agjërimit është bindja ndaj Allahut (subhaneh), nderimi i ndalesave të Tij dhe luftimi i egos në mënyrë që ai ti bindet Zotit të tij dhe të adobtohet me largimin nga gjërat që Allahu i ka ndaluar. Qëllimi nuk është vetëm për t’iu shmangur ushqimit, pijeve dhe faktorëve të tjerë që e prishin agjërimin. Prandaj, është transmetuar autentikisht se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Agjërimi është mburojë. Kur ndonjëri prej jush agjëron, ai nuk duhet të flasë fjalë të pahijshme apo të ngrejë zërin. Nëse dikush e fyen atë, ai vetëm thotë: “Unë jam agjërueshëm.” 7
“Allahu nuk ka nevojë që një person të braktis ushqimin dhe pirjen në qoftë se ai nuk e braktis gënjeshtrën.” 8
Kini kujdes, Allahu ju mëshiroftë, sepse çdo gjë që e dëmton agjërimin, e zvogëlon shpërblimin dhe zemëron Zotin (azze ue xhel), si kamata, kurvëria, vjedhjet, vrasjet e padrejta, konsumin e padrejtë të pasurisë së jetimëve dhe formave të tjera të padrejtësisë që kanë të bëjnë me jetën, pasurinë dhe nderin, mashtrimin, pabesinë, mosbindjen ndaj prindërve, shkëputja e lidhjeve farefisnore, urrejtja, konsumimi i alkoolit, i drogës dhe duhani, përgojimi, shpifja, gënjeshtra, dëshmia e rrejshme, pretendime të rrejshme, betimet e rrejshme, rruajtja e mjekrrës, zgjatja e mustaqeve, mendjemadhësia, veshja e burrave nën zogun e këmbëve, muzika, veshja që tërheq vëmendjen nga gratë, moslargimi nga përzierja me burrat dhe përngjasimi me gratë pabesimtare kur është fjala për rrobat dhe çdo gjë tjetër që Allahu dhe i dërguari i Tij (salAllahu alejhi ue selem) e kanë ndaluar dhe gjëra të pahijshme si filmat që përmbajnë atë që Allahu e ka ndaluar si lakuriqësia, gjysmë-lakuriqësia, fjalët devijuese dhe gjëra të tjera të ndaluara që shfaqen në telivizion si imazhet, këngët, muzika dhe dhe propaganda të rreme.
Pos kësaj muslimani është i obliguar pavarësisht nëse ai është agjërueshëm apo jo, të qëndrojë larg nga të gjitha gjërat e kota si lojëra me letra dhe tjera. Aty dëshmohet gënjeshtra dhe veprohen vepra të rreme. Ajo gjithashtu çojnë në ngurtësimin e zemrës dhe sëmundjen e saj dhe e merrë për asgjë legjilacionin e Allahut dhe bëhet dembel ndaj urdhëresave të Allahut sikurse namazi me xhemat dhe të tjera obligime dhe kjo gjithashtu çonë në rënien e shumë ndalesave.
Të gjitha këto mëkate të cilat i kemi përmendur janë të ndaluara, pa marrë parasysh kohën dhe vendin. Megjithatë, ato janë më serioze dhe më të rënda në Ramazan për shkak të vlerave të tij dhe shenjtërisë së tij.
O muslimanë kini frikë Allahun, dhe qëndrojni larg nga ajo që Allahu dhe i dërguari i Tij (salAllahu alejhi ue selem) e kanë ndaluar. Qëndroni larg nga të gjitha ato që Allahu dhe i dërguari i Tij (salAllahu alejhi ue selem) e kanë ndaluar. Bindju Atij vazhdimisht gjatë tërë Ramazanit dhe jashtë tij. Këshilloni njëri-tjetrin në mirësi dhe ndaloni të keqën, dhe thërrisni në çdo mirësi në mënyrë që ju të fitoni xhenetin, lumturin, nderimin dhe shpëtimin në të dy jetët.
Ne e lusim Allahun që të na mbrojë ne dhe ju nga ajo që shkakton zemërimin e Tij, të pranojë agjërimin tonë dhe namazin e natës, të përmirësojë sundimtarët muslimanë dhe ta mbështesë fenë e Tij nëpërmjet tyre dhe ti shkatërrojë armiqtë e Tij nëpërmjet tyre dhe t’i bëj të gjithë që ta kuptojnë fenë dhe të përqendrohen në të me stabilitet dhe të gjykojnë dhe të gjykohen pergjatë saj në të gjitha çështjet. Ai është sigurisht në gjendje të bëjë gjithçka.
Allahu e nderfotë. Salavatet, selamet dhe bekimet e Allahut qofshin për profetin tonë Muhammed, familjen e tij dhe shokët e tij në përgjithësi.
1Buhari (8) dhe Muslimi (16).
2 Buhari (1901) dhe (2014) dhe Muslimi (670).
3 Tirmidhi (2621), Nessai (463), Ibn Maxheh (1079) dhe Ahmedi (22987). Autentik sipas Imam Albanit në ”Sahih Ibn Maxheh” (884).
4 Buhari (1496) dhe Muslimi (19).
5 Buhari (1496) dhe Muslimi (19).
6 Buhari (8) dhe Muslimi (16).
7 Buhari (1904) dhe Muslimi (1151).
8 Buhari (1903).