Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Adab-uz-Zifaf, fq. 66-69
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
6 – Seksi anal është i ndaluar
Seksi anal është i ndaluar nga përgjithësimi i ajetit të mëparshëm:
نِسَآؤُكُمْ حَرْثٌ لَّكُمْ فَأْتُواْ حَرْثَكُمْ أَنَّى شِئْتُمْ
“Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi.”
Po ashtu edhe hadithet e përmendura. Përveç kësaj, ka edhe hadithe të tjera, prej tyre janë:
1 – Umm Selemeh (radijAllahu anha) ka thënë:
“Muhaxhirët (emigruesit) arritën në Medine dhe Ensarët (ndihmësit) dhe u martuan me ta. Muhaxhirët bënin marrëdhënie seksuale me gratë nga prapa, ndryshe nga Ensarët. Një burrë nga Muhaxhirët dëshiroi ta bënte këtë me gruan e tij që refuzoi derisa ajo e pyeti të dërguarin e Allahut. Ajo shkoi tek ai, por u turpërua të pyeste. Rrjedhimisht, e pyeta unë dhe u shpallë ajeti:
نِسَآؤُكُمْ حَرْثٌ لَّكُمْ فَأْتُواْ حَرْثَكُمْ أَنَّى شِئْتُمْ
“Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi.”
Ai tha:
“Përderisa është në një vrimë të vetme (në vagjinë).”1
2 – Ibn Abbasi (radijAllahu anhume) ka thënë:
“Umer bin el-Khatab erdhi tek i dërguari i Allahut (salAlahu alejhi ue selem) dhe tha: “O i dërguari i Allahut! Unë jam shkatërruar.” Ai tha: “Dhe çfarë të shtyu që të shkatërrohesh?” Ai tha: “Kam bërë marrëdhënie seksuale me gruan nga prapa2.” I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) nuk tha asgjë dhe si rezultat iu shpall atij:
نِسَآؤُكُمْ حَرْثٌ لَّكُمْ فَأْتُواْ حَرْثَكُمْ أَنَّى شِئْتُمْ
“Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi.”
Pastaj ai tha:
“Nga pjesa e përparme dhe nga prapa dhe shmangu anusit dhe periudhës menstruale së saj.” 3
3 – Khuzejmeh bin Thabit (radijAllahu anhu) ka thënë:
“Një burrë e pyeti profetin (salAllahu alejhi ue selem) që burri të ketë marrëdhënie me gruan e tij nga prapa. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha: “Kjo lejohet.” Pasi njeriu u largua, ai e thirri dhe i tha: “Çfarë the? Në cilën vrimë? Nëse kishe për qëllim nga prapa në vagjinë atëherë kjo lejohet. Dhe nëse kishe për qëllim nga prapa në anus kjo nuk lejohet. Allahu nuk ka turp për të vërtetën. Mos kini seks anal me gratë.”4
4 – Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Allahu nuk shikon në burrin që ka seks anal me gruan e vet.”5
5 – Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Ai që ka seks anal me gratë është i mallkuar.”6
6 – Profetët (salAllahu alejhi ue selem) kanë thënë:
“Ai që ka marrëdhënie seksuale me një grua me menstruacione, që ka seks anal me një grua apo shkon tek një fallxhorë dhe beson në atë që thotë, ai vërtetë ka mohuar atë që i është shpallur Muhammedit (salAllahu alejhi ue selem).”7
1 Ahmedi (6/305), i cili qëndron për formulimin, Tirmidhi (3/75) që e ka vërtetuar atë, Ebu Ja’la (1/329), Ibn Ebi Hatim (1/39) dhe el-Bejhaki (7/195). Zinxhiri i transmetimit është autentik sipas kushteve të Muslimit.
2 Do të thotë se i shkoi gruas së tij në të katërtat në vagjinë. Në këtë mënyrë burri është mbi gruan sikurse ti hipë asaj.
3 Nesai (2/76), Tirmidhi (2/162), Ibn Ebi Hatim (1/39), Tabarani (2/156/3) dhe el-Uahidi , fq. 53. Zinxhiri i transmetimit është i mirë, të cilën gjithashtu e tha Tirmidhi.
4 Shafei në (2/260) i cili e forconi atë, Bejhaki (7/196), Darimi (1/145), Tahahvi (2/25) dhe el-Khattabi në Gharib-ul-Hadith “(2/73). Zinxhiri i transmetimit është i autentik tha Ibnul-Mulakkin në “el-Khulasah”. Rrugë të tjera përmenden në “el-Ishrah” (2/76) të Nesaiut, Tahahavi, Bejhaki dhe Ibn Asakir, ku njëri prej tyre është i mirë tha el-Mundhiri (3/200). Ibn Hibani (1299-1300) dhe Ibn Hazmi (10/70) e vërtetoi atë dhe e mbështeti Hafidh Ibn Haxheri në “Fet’h-ul-Bari” (8/154).
5 Nesia në “el-‘Ishrah” (2/77), Tirmidhi (1/218) dhe Ibn Hibani (1302) nëpërmjet Ibn Abbasit. Zinxhiri i transmetimit është i mirë, gjë të cilën e tha edhe Tirmidhi. Ibn Rahojah e ka vërtetuar atë, siç është përmendur në “el-Masa’il”, fq. 221 të El-Marrudhit. Ibn-ul-Xharud (334) e ritransmeton atë në një drejtim tjetër me një zinxhir të mirë të transmetimit të përforcuar nga Ibn Dakik-il-Id (1/128), Nesai, Ibn Asakir (1/267/12) dhe Ahmedi (2/272) përmes Ebu Hurejres.
6 Ibn Adi (1/211) nga Ukbeh bin Amir nëpërmjet një zinxhiri të mirë të transmetimit. Është transmetuar nëpërmjet Ibn Uahb, nga Ibn Lahi’ah. Ky hadith është vërtetuar nga rrugë të tjera pos Ebu Hurajrës, nga profeti (salAllahu alejhi ue selem), dhe është transmetuar nga Ebu Davudi (2162) dhe Ahmedi (2/444) dhe (2/479).
7 Ebu Davudi, Tirmidhi dhe Ibn Maxheh, Nesai në “el-‘Ishrah” (78), Darimi, Ahmedi (2/408) dhe (2/476) të cilët e transmetojnë këtë formulim, dhe edh-Dhija’ në “el-Mukhtarah” (2/105/10) përmes Ebu Hurejrës. Zinxhiri i tij i transmetimit është autentik, të cilin unë e kam sqaroj në “Nakd-ut-Taxh” (64). (2/77 – dorëshkrim) dhe Ibn Batah në “el-Ibnaneh” (2/56/6) transmetuar nga Tahaviu, i cili tha:
“Ibn Abbasi u pyet për burrin që ka seks anal me gruan e tij. Ai u përgjigj: “Ky person po më pyet në lidhje me mosbesimin.”
Zinxhiri i transmetimit është autentik. Në mënyrë të ngjashme transmetohet nga Ebu Hurejra me një zinxhir të dobët transmetimi. Dhehebi ka thënë:
“Nëpërmjet transmetimeve të qarta, unë jam i bindur se profeti (salAllahu alejhi ue selem) kishte për qëllim seksin anal. Unë përcaktojë se ky veprim është i ndaluar dhe kam shkruar një libër të madh mbi këtë temë.” (Sijar A’lam-in-Nubela ‘(1/171/9))
Prandaj, mos bini në fjalët e Shejkh Xhemil-ud-Din el-Kasimit:
“Ato janë të dobëta.” (Mahasin-ut-Ta’uil (3/572))
Së pari, pohimi vjen nga një personi që nuk e ka këtë lëndë si ekspertizë. Së dyti, është kundër studimeve shkencore dhe gjykimeve të imamëve. Imam Dhehebi deklaroi se veprimi është i ndaluar sipas haditheve. Ndër të parët që i kanë vërtetuar ato janë Imam Is’hak bin Rahojah dhe më pas Tirmidhi, Ibn Hibani, Ibn Hazmi, edh-Dhija, Mundhiri, Ibnul Mulakkin, Ibn Dakik-il-Id dhe Ibn Haxheri. Shih “El-Irua” (7 / 65-70).