Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

7.Thirrja e pandryshueshme e profetëve

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: Menhexh-ul-Anbija fid-Da’uah ila Allah, fq. 39

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (te ala) tregoi se si disa profetë të mëdhenj u ballafaquan me umetet e tyre dhe ende ruanin udhëzimin e përgjithshëm që Allahu ua kishte përshkruar atyre. Ata mbajtën metodologjinë që ishte miratuar nga Allahu për të gjithë. Asnjë nuk u largua prej saj. Allahu (te ala) ka thënë:

وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا نُوحًا إِلَى قَوْمِهِ إِنِّي لَكُمْ نَذِيرٌ مُّبِينٌ أَن لاَّ تَعْبُدُواْ إِلاَّ اللّهَ إِنِّيَ أَخَافُ عَلَيْكُمْ عَذَابَ يَوْمٍ أَلِيمٍ فَقَالَ الْمَلأُ الَّذِينَ كَفَرُواْ مِن قِوْمِهِ مَا نَرَاكَ إِلاَّ بَشَرًا مِّثْلَنَا وَمَا نَرَاكَ اتَّبَعَكَ إِلاَّ الَّذِينَ هُمْ أَرَاذِلُنَا بَادِيَ الرَّأْيِ وَمَا نَرَى لَكُمْ عَلَيْنَا مِن فَضْلٍ بَلْ نَظُنُّكُمْ كَاذِبِينَ

 “Ne e patëm dërguar edhe Nuhun te populli i vet (me porosi të njëjtë si Muhammedin që t’u thotë): Unë ua tërheq vërejtjen haptazi. Që të mos adhuroni tjetërkë pos Allahut sepse unë kam frikë për dënimin tuaj në ditën e dhimbshme. Paria që nuk besoi nga populli i tij tha: “Ne nuk të shohim ndryshe vetëm si njeri sikurse edhe ne, ne nuk po shohim se të pasoi kush përveç atyre që janë shtresa më e ulët e më mendjelehtit nga mesi ynë dhe ne nuk shohim se ju keni ndonjë vlerë mbi ne, përkundrazi ne ju konsiderojmë gënjeshtarë!”1

وَإِلَى عَادٍ أَخَاهُمْ هُوداً قَالَ يَا قَوْمِ اعْبُدُواْ اللّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَهٍ غَيْرُهُ أَفَلاَ تَتَّقُونَ قَالَ الْمَلأُ الَّذِينَ كَفَرُواْ مِن قَوْمِهِ إِنَّا لَنَرَاكَ فِي سَفَاهَةٍ وِإِنَّا لَنَظُنُّكَ مِنَ الْكَاذِبِينَ قَالَ يَا قَوْمِ لَيْسَ بِي سَفَاهَةٌ وَلَكِنِّي رَسُولٌ مِّن رَّبِّ الْعَالَمِينَ أُبَلِّغُكُمْ رِسَالاتِ رَبِّي وَأَنَاْ لَكُمْ نَاصِحٌ أَمِينٌ أَوَعَجِبْتُمْ أَن جَاءكُمْ ذِكْرٌ مِّن رَّبِّكُمْ عَلَى رَجُلٍ مِّنكُمْ لِيُنذِرَكُمْ وَاذكُرُواْ إِذْ جَعَلَكُمْ خُلَفَاء مِن بَعْدِ قَوْمِ نُوحٍ وَزَادَكُمْ فِي الْخَلْقِ بَسْطَةً فَاذْكُرُواْ آلاء اللّهِ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ قَالُواْ أَجِئْتَنَا لِنَعْبُدَ اللّهَ وَحْدَهُ وَنَذَرَ مَا كَانَ يَعْبُدُ آبَاؤُنَا فَأْتِنَا بِمَا تَعِدُنَا إِن كُنتَ مِنَ الصَّادِقِينَ قَالَ قَدْ وَقَعَ عَلَيْكُم مِّن رَّبِّكُمْ رِجْسٌ وَغَضَبٌ أَتُجَادِلُونَنِي فِي أَسْمَاء سَمَّيْتُمُوهَا أَنتُمْ وَآبَآؤكُم مَّا نَزَّلَ اللّهُ بِهَا مِن سُلْطَانٍ فَانتَظِرُواْ إِنِّي مَعَكُم مِّنَ الْمُنتَظِرِينَ فَأَنجَيْنَاهُ وَالَّذِينَ مَعَهُ بِرَحْمَةٍ مِّنَّا وَقَطَعْنَا دَابِرَ الَّذِينَ كَذَّبُواْ بِآيَاتِنَا وَمَا كَانُواْ مُؤْمِنِينَ

“Edhe te populli Ad dërguam vëllain e tyre Hudin, e ai tha: “O populli im, adhurojeni Allahun, ju nuk keni të adhuruar tjetër që meriton adhurimin pos Tij, a nuk po frikësoheni?! Paria që nuk besoi nga populli i tij tha: “Ne po të shohim mendjelehtë dhe të konsiderojmë vërtet rrenacak! ha (Hudi): “O populli im, nuk jam mendjelehtë (nuk kam të metë mendore), por unë jam i dërguar prej Zotit të botëve. Unë ju sjell juve Mesazhet e Zotit tim dhe unë jam këshillues i besuar dhe mirëdashës për ju. A çuditeni se ju ka ardhur një lajmërues prej Zotit tuaj nëpërmjet një njeriu nga vetë ju, me qëllim që ai t’ju këshillojë? Dhe mbani në mendje se Ai ju bëri ju pasardhës pas popullit të Nuhit duke ju rritur mjaft në shtat. Kështu kuptoni mirësitë e derdhura mbi ju prej Allahut, që të mund të jeni të fituar. Ata thanë: “A ke ardhur te ne me qëllim që ne duhet të adhurojmë Allahun Një e të Vetëm dhe të braktisim ata që gjithnjë i kanë adhuruar të parët tanë. Kështu pra na sill ti atë me të cilën ti na ke frikësuar ne në qoftë se ke thënë të vërtetën. (Hudi u) tha: “Dënimi dhe zemërimi nga Zoti juaj tashmë kanë rënë mbi ju. A më kundërshtoni mua për emra të cilët ju i keni emëruar – ju dhe baballarët tuaj pa asnjë të drejtë dhe pa asnjë fakt nga Allahu? Prisni atëherë se edhe unë po pres bashkë me ju. Ne me mëshirën Tonë e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të dhe i shkulëm nga rrënja ata që i përgënjeshtruan argumentet Tona dhe nuk ishin besimtarë.”2

Kështu të gjithë profetët thërritën në fe. Të gjithë e përqafuan këtë metodologji kur ata thirrën në teuhidin e Allahut, në adhurimin vetëm ndaj Allahut.


1 11:25-27.

2 7:65-72.

Shpërndaje: