Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 43-44
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com
2 – Malik bin Enesi -rahimehullah-.
Imam Malik bin Enesi -rahimehullah- ka thënë:
1 – “Unë jam vetëm një njeri i cili gabon dhe ia qëllon. Shikojeni mendimin tim, nëse ai është në përputhje me Kuranin dhe sunnetin merreni, ndërsa braktiseni nëse nuk është në përputhje me Kuranin dhe sunnetin.” 1
2 – “Pas profetit ﷺ, të gjithëve u merret apo iu refuzohen fjala. Përjashtimi i vetëm është profeti.”2
3 – Ibn Uehbi ka thënë:
“E kam dëgjuar Malikun duke u pyetur për fërkimin mes gishtave të këmbëve gjatë abdesit.
Ai tha: “Njerëzit nuk janë të obliguar me këtë.”
Unë nuk i thashë asgjë derisa njerëzit u shpërndanë. Atëherë unë i thashë atij: “Ne kemi një argument në sunnet për këtë.”
Ai tha: “Cili?”
Unë i thashë: “El-Lejth bin Sad, Ibn Lei’ah dhe Amr bin El-Harith na treguan, nga Jezid bin Amr El-Ma’afiri, nga Abi Abdirr-Rrahman El-Hubuli, nga El-Mustaurid bin Sheddad El-Kureshi i cili ka thënë:
“E pashë të dërguarin e Allahut ﷺ duke fërkuar me gishtin e tij të vogël mesin e gishtave të këmbëve të tij.”
Ai tha: “Hadithi është i mirë. Unë nuk e kam dëgjuar deri më tani.”
Kur e kam dëgjuar më vonë duke u pyetur në lidhje me këtë veprim, ai urdhëroi fërkim mes të gishtave.”3
1 Ibn Abdil-Berr në “El-Xhemi (2/32)” dhe përmes tij Ibn Hazmi në “Usul-ul-Ahkam (6/149)” dhe “El-Fulani, fq. 72”.
2 Ky citat nga Maliku është i njohur në mesin e dijetarëve të mëvonshëm. Ibn Abdil-Hadi e vërtetoi atë në “Irshad-us-Selik (1/227)”. Ibn Abdil-Berr e transmetoi atë në “El-Xhemi (2/91)” dhe Ibn Hazmi në “Usul-ul-Ahkam (6/145)” të El-Hakem bin Utejbes dhe Muxhahidi.
Takijudin Es-Subki e përmendi atë në “El-Fetaua (1/148)” nga Ibn Abbasi. Ai ishte i habitur kur pa saktësinë e hadithit, ku tha: “Fjala e Ibn Abbasit u transmetua nga Muxhahidi dhe Maliku -radijAllahu anh- e transmetoi atë më vonë nga të dytë. Ai është ai që është bërë i njohur për të.”
Pastaj ajo u pranua nga imam Ahmedi.
Ebu Daudi ka thënë:
“E kam dëgjuar Ahmedin duke thënë: “Të gjithëve përveç profetit ﷺ iu pranohen dhe refuzohen fjalët.” (Mesail-ul-Imam Ahmedi, fq. 276).
3 Ibn Ebi Hatim në parathënien e librit “El-Xherh Uet-Ta’dil, fq. 31-32”. El-Bejhaki e transmeton versionin e plotë në “Es-Sunnen (1/81)”.