Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

7.Veprimi në lidhje me ëndrrat

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Sahihul-Kelimit-Tajjib
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

39 – Ebu Selemeh bin Abdirr-Rrahman më tha se, ka dëgjuar Ebu Katadeh bin Rib’ijin të thotë se ai e ka dëgjuar të dërguarin e Allahut duke thënë:

الرؤيا من الله ، و الحلم من الشيطان ، فإذا رأى أحدكم شيئا يكرهه ؛ فلينفث عن يساره ثلاث مرات إذا استيقظ ، و ليتعوذ بالله من شرها ، فإنها لن تضره ، إن شاء الله

“Ëndrrat e mira janë prej Allahut, ndërsa ëndrrat e këqija janë prej shejtanit. Nëse ndonjë prej jush ka parë diçka që e urren, kur të zgjohet nga gjumi le të pështyjë tri herë në të majtën dhe ta lusë Allahun që ta mbrojë nga e keqja e saj. Kjo nuk do ta dëmtojë atë; nëse do Allahu.”

Ebu Selemeh ka thënë: “E kisha zakon të shihja ëndrra që për mua ishin më të rënda sesa malet. Pasi dëgjova këtë hadith, unë nuk shqetësohesha më për to.”

Kurse në një transmetim tjetër, thuhet: “E kisha zakon të shohë ëndrra të cilat më shqetësonin shumë, derisa kam dëgjuar Ebu Kataden të thotë: “E kisha zakon të shohë ëndrrat të cilat më bënin edhe të sëmuresha, derisa dëgjova të Dërguarin e Allahut duke thënë:

الرؤيا الصالحة من الله ، فإذا رأى أحدكم ما يحب ، فلا يحدث به إلا من يحب ، و إن رأى ما يكره ، فلا يحدث به ، و ليتفل عن يساره ثلاثا ، و ليتعوذ بالله من الشيطان الرجيم من شر ما رأى ، فإها لن تضره

“Ëndrra e mirë është prej Allahut. Nëse ndonjë prej jush ka parë në ëndërr diçka që ai e pëlqen, le të mos i tregojë askujt tjetër përveç atij që ai e do. E nëse ai ka parë në ëndërr diçka që e urren, le të mos ia tregojë askujt; mirëpo le të pështyjë tri herë në anën e majtë dhe le të kërkojë nga Allahu që ta mbrojë atë nga shejtani i mallkuar dhe nga e keqja që ai ka parë në ëndërr. Kështu pra, kjo nuk do ta dëmtojë atë”.”

Transmeton Bukhari dhe Muslimi.

40 – Xhabiri (radijAllahu anhu) tregoi se dërguari i Allahut ka thënë:

إذا رأى أحدكم الرؤيا يكرهها ، فليبصق عن يساره ثلاثا ، و ليستعذ بالله من الشيطان ثلاثا ، و ليتحول عن جنبه الذي كان عليه

“Nëse ndonjë prej jush ka parë ndonjë ëndërr të keqe, le të pështyjë tri herë në anën e majtë, le të lusë Allahun për mbrojtje nga shejtani tri herë dhe të rrotullohet në krahun tjetër nga i cili ka qenë (duke fjetur).”

Transmeton Muslimi.

Shpërndaje: